Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Kalimi në mësimdhënie në internet (online) si rezultat i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në vend me qëllim që të ndërpritet përhapja e virusit KOVID-19, solli një sërë sfidash për shkollat, mësimdhënësit, për nxënësit dhe prindërit e tyre. Fëmijët nga komunitetet e margjinalizuara u përballën me problemin më të madh në ndjekjen e mësimit.

Për të ndihmuar në përballjen e krizësdhe realizimin e mësimit online, Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FSHHM) ka ofruar ndihmën e tij për institucionet kompetente, si dhe për shkollat fillore në zonat rurale ku mësimi zhvillohet në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike, të cilat gjatë periudhës së kaluar prej një viti e gjysmë janë pjesë e ndërhyrjeve arsimore të mbështetura nga FSHHM-ja. Njëkohësisht, përmes projekteve që janë aktive në këtë moment, si dhe në bashkëpunim me partnerët tanë, ne siguruam ndihmë, por dhe disa mjete dhe materiale edukative që do t’u ndihmojnë mësimdhënësve dhe nxënësve që sa më lehtë të përshtaten me situatën e re.

 

Projekti “Të rregullt në orë: Aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor”

Në kuadër të projektit “Të rregullt në orë: Aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor” të financuar nga BE-ja, Fondacioni ka ndarë bursa për 286 nxënës të klasës së parë, fëmijë nga familjet më të varfra rome që janë përfitues të ndihmës sociale, ndërsa pasi që 30% e tyre nuk janë në gjendje ta ndjekin mësimin online, FSHHM-ja shqyrton opsione shtesë se si mund t’u ndihmojë sa më mirë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre.

 

Biblioteka digjiitale me libra për ngjyrosje në maqedonisht, shqip, turqisht dhe boshnjakisht, n; gjuhën rome dhe në gjuhën e shenjave

Biblioteka digjitale e partnerit tonë strategjik, Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” është në listën e burimeve të rekomanduara arsimore online të Ministrisë, me 30 tituj të librave për ngjyrosje në formatin audio dhe PDF, në maqedonisht, shqip, turqisht dhe boshnjakisht, 5 libra për ngjyrosje në gjuhën rome dhe 20 libra për ngjyrosje në gjuhën e shenjave, të cilat gjenden në linkun vijues:  https://bit.ly/2X5D9IE. Në këtë ueb-faqe, mësimdhënësit mund të gjejnë doracakë për aktivitete të cilat mund t’i ndajnë me nxënësit e tyre gjatë komunikimin online.

Disa nga trajnuesit e “Hap pas hapi” kanë përgatitur gjithashtu mësime edhe në TV duke i shfrytëzuar këto aktivitete. Faqja në “Facebook” e Fondacionit për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore përdoret gjithashtu për të komunikuar me prindërit me të cilët ndahen aktivitete argëtuese për mësim dhe për zhvillimin e aftësive matematikore dhe gjuhësore të fëmijëve, por gjithashtu përkthehen dhe shpërndahen edhe materiale në tema si të bisedohet me fëmijët për koronavirusin, këshilla për familjet për vetë-kujdes dhe menaxhimin e stresit në kohë izolimi dhe të distancimit social.

 

#MësimiasnjëherëNUKNdalet me platformën Resurset e hapura arsimore

Partneri ynë strategjik Fondacioni Metamorfozis u bëri thirrje mësimdhënësve për solidaritetit dhe aksion të përbashkët për të siguruar se #MësimiasnjëherëNUKNdalet duke e ofruar platformën për Resurse të hapura arsimore (RHA) www.oer.mk si një regjistër qendror për resurse burime digjitale të hapura dhe falas për mësimdhënie dhe mësimnxënie, që janë të nevojshme për arsimin online. Thirrja arriti në mbi 4,000 mësimdhënës dhe mësimdhënëse dhe u shpërnda mbi 50 herë vetëm për disa ditë. Platforma RHA rekomandohet gjithashtu për përdorim edhe nga Ministria.

Ueb-faqja http://oer.mk/ ntë të njëjtën kohë shërben edhe si platformë për bashkëpunim ndërmjet mësimdhënësve, si një vend ku ata mund të hapin profilin e tyre, të shikojnë, të përdorin, të shpërndajnë dhe ajo që është më e rëndësishmja vetë të krijojnë burime online (ligjërata, video online, programe multimediale, prezantime, orë etj). Me mbështetjen e FSHHM-së, Fondacioni Metamorfozis do të vazhdojë ta informojë dhe ta frymëzojë rregullisht komunitetin e mësimdhënësve dhe edukatorëve në vendin tonë, duke ofruar ndihmë teknike dhe burime për arsim të suksesshëm, digjital dhe falas për të gjithë nxënësit.

 

Ligjërata, debate publike, video edukative dhe kuize arsimore online për të rinjtë

Partneri ynë strategjik në fushën e të drejtave dhe angazhimit të studentëve dhe të të rinjve, Forumi Arsimor Rinor, i riorientoi aktivitetet e saj dhe punon duke përdorur platforma online. Për ta mbushur kohën dhe për të organizuar aktivitete për të rinjtë, FAR-i duke përdorur mjete të ndryshme online vazhdoi me ligjërata të ndryshme, debate publike, video të simulimeve të gjykimit dhe procedurave para institucioneve të BE-së, si dhe me organizimin e kuizeve arsimore online.

Në bashkëpunim me anëtarët e alumnit, u përgatitën edhe 9 video edukative (që gjenden në linkun vijues: https://www.facebook.com/pg/MOFedu/videos/ të cilat kishin 10,000 shikime dhe 32,700 mbulim gjatë një periudhe dy javore e gjysmë. Videot janë aktuale dhe mbulojnë më shumë tema të tilla si: cilat janë detyrimet tona dhe pse duhet t’i resepktojmë rregullat, përvojat krahasuese të nxënësve në Itali, pse pikërisht këto masa të kujdesit dhe sa shpejt përhapet virusi, si të kujdesemi për shëndetin mendor në kohë të vetëizolimit, çka do të thotë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, çfarë do të thotë kufizimi i lëvizjes – ora policore, ku t’i gjejmë informacionet që na duhen dhe si të mbrohemi nga lajmet e rreme, cilat janë simptomat në trupin tonë dhe si ta parandalojmë përhapjen e tij, si përballen qytetarët dhe të rinjtë në Spanjë me situatën.

 

Zemër (uzhinë) për fëmijët nga Qendra ditore për mbështetjen e fëmijëve në rrugë në Shuto Orizare

Përmes mbështetjes së FSHHM-së për Qendrën ditore për mbështetjen e fëmijëve në rrugë në Shuto Orizare ofrohen zemra (uzhina) për shfrytëzuesit e tyre për të siguruar të paktën një vakt në ditë për këta fëmijë. Për më tepër, në kuadër të dhurimit të pakove ushqimore dhe higjienike të ofruara nga FSHHM-ja në bashkëpunim me Kryqin e Kuq për rreth 2000 familje, janë përfshirë edhe familjet e këtyre fëmijëve të cilat janë kryesisht lypës, ndërsa një pjesë e madhe nuk kanë as ndihmë sociale. Koordinatorët e Qendrës vazhduan të komunikojnë dhe t’i këshillojnë fëmijët dhe familjet me qëllim që ta respektojnë orën policore dhe të marrin informata për shëndetin e tyre për t’u ndihmuar në rast të kontrolleve të nevojshme mjekësore dhe konsultimeve me ambulantat lokale shëndetësore.

—————————————————

3 Prill 2020