Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Të premten, më 4 dhjetor 2020, u mbajt një prezantim online i rezultateve të hulumtimit “Ndryshimi i narrativeve të anti-korrupsionit”, në të cilin morën pjesë rreth 30 përfaqësues të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe grupe aktiviste nga Manastiri, Tetova, Shtipi dhe Shkupi.

Pjesëmarrësit kishin mundësi ta ndjekin prezantimin dhe të diskutojnë për rezultatet e hulumtimt që është pjesë e iniciativës së përqendruar në ndryshimin e narrativeve publike në mbështetje të reformave anti-korrupsion, i cili zbatohej nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), Open Society-US, Latin America Program dhe Topos Partnership në vendin tonë, SHBA dhe Brazil. Në Maqedoni, FSHHM-ja dhe Topos bashkëpunojnë me Shoqatën për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave; Institutin për Demokraci Societas Civilis; Forumin Arsimor Rinor; OJQ Multikultura; dhe Koalicioni “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë”.

Hulumtimi synonte të kuptonte se si qytetarët në këto tre vende mendojnë për korrupsionin, por edhe për qeverisjen e mirë, dhe si reagojnë ata kur këto çështje diskutohen me qasje të ndryshme komunikimi. Gjetjet e hulumtimit mund të ndihmojnë në zbatimin e mënyrave të komunikimit në temën e korrupsionit, që do t’i inkurajojnë qytetarët të përfshihen dhe t’i mbështesin përpjekjet tona kundër korrupsionit.  të cilët do të kenë mundësinë t’i dëgjojnë rezultatet e hulumtimit dhe t’i ndajnë përvojat dhe pikëpamjet e tyre.

—————————————————

9 Dhjetor 2020