Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

“Analiza e mbështetjes financiare të shoqatave dhe të fondacioneve nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (nga viti 2017 deri në gjysmën e parë të vitit 2019) me një analizë krahasuese të modeleve të financimit publik nga vendet e tjera dhe modelit të propozuar nga Fondi për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe Bashkëfinancimin e Projekteve të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është shqyrtuar dhe është pranuar plotësisht në mbledhjen e 24-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. U vendos që të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve nga analiza në koordinim me Ministrinë e Financave.

Rekomandimet nga analiza që kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit në të cilin punon dhe zhvillohet shoqëria civile janë pjesë e Programit të Punës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2020-2024), dhe i referohen:

(1) Reformës gjithëpërfshirëse të sistemit aktual të financimit shtetëror të shoqërisë civile;

(2) Rritjes së pjesës së financimit të shtetit nga buxheti qendror dhe nga buxhetet e njësive të vetëqeverisjes lokale, në mënyrë që të arrihet pjesëmarrje prej 30% (rreth 2 miliardë denarë) në të ardhurat totale të organizatave të shoqërisë civile deri në vitin 2024;

(3) Themelimit të një organi të pavarur – Fondit për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Shoqërisë Civile, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e fondeve të destinuara për zhvillimin e organizatave të shoqërisë civile, përmes mbështetjes institucionale, me pavarësi administrative, menaxhuese, financiare dhe programore.

(4) Krijimit të një programi të veçantë në Fondin për Mbështetjes dhe Zhvillimit të Shoqërisë Civile për bashkëfinancimin e projekteve të organizatave të shoqërisë civile të financuara nga BE-ja, të cilat janë në përputhje me prioritetet strategjike të vendit, qëllimet programore të ndihmës së para-anëtarësimit dhe fondet strukturore të BE-së.

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni siguroi mbështetje financiare dhe eksperte për përgatitjen e analizës, dhe vazhdon të punojë dhe të avokojë për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në mënyrë që të përmirësohet mjedisi në të cilin punon dhe zhvillohet shoqëria civile në vend.

Kjo analizë është produkt i bashkëpunimit të vendosur midis Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Njësisë për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Këshillit të Qeverisë për Bashkëpunim me dhe Zhvillim të Sektorit Civil me Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni, me qëllim të përmbushjes së qëllimit strategjik “Avancimi i sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile”, të përcaktuar në Strategjinë e qeverisë për Bashkëpunim me dhe Zhvillim të Sektorit Civil (2018-2020) dhe planin për zbatimin e masës 6: “Vendosja e një modeli transparent dhe të besueshëm për financimin shtetëror, duke krijuar një fond të vetëm për zhvillimin institucional të organizatave të shoqërisë civile dhe për bashkëfinancimin e projekteve të BE-së.”

—————————————————

4 Dhjetor 2020