Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Plani Ekonomik dhe Investues është një paketë projektesh infrastrukturore që do të nisë një cikël të rëndësishëm investimesh dhe do të mundësojë projekt propozime të reja, veçanërisht në fushat e tranzicionit digjital, transportit dhe energjisë dhe mjedisit jetësor. Për të shkarkuar dokumentin dhe për ta studiuar tekstin, ndiqni këtë link: https://bit.ly/3vl4g1g .

Ky infografik i përmban informacionet themelore për Planin e Ekonomik dhe Investues dhe lidhet me materialin informues që duhet të ndihmojë për të kuptuar më mirë kornizën politike dhe financiare të krijuar për të mbështetur Transformimin e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor dhe të Maqedonisë së Veriut.

Materiali informues i përgjigjet disa pyetjeve kyçe rreth planit dhe identifikon të gjitha iniciativat kryesore, projektet individuale dhe kornizat në të cilat programohet asistenca, gjegjësisht nga të cilat lindin investimet që duhet të ndihmojnë për transformimin e dyfishtë digjital dhe të gjelbër.

Gjithashtu, infografiku jep informacion për pjesëmarrjen e premtuar kombëtare nga Qeveria, gjë që duhet të lehtësojë monitorimin e zbatimit të projektit.

Infografiku është zhvilluar në kuadër të projektit “Observatori i BE-së – Kapitulli 27”, nga ana e Instituti të Prespës Shkup, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Publikimi i plotë “Plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor” .

—————————————————

25 Maj 2022