Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rishikimi për anti-korrupsion i legjislacionit është një mjet parandalues për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, i cili zbatohet në aktet ligjore dhe nënligjore nga sektorë të ndryshëm, duke i gjetur dhe eliminuar rreziqet e korrupsionit të përfshira në tekstin e legjislacionit.

Sipas Metodologjisë së re për rishikimin për anti-korrupsion të të legjislacionit[1], të publikuar në vitin 2020 nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit,  rreziqet e korrupsionit dhe konfliktit të interesit në një akt ligjor ose nënligjor mund të jenë si rezultat i: mosekzistimit të afateve ose afateve të papërshtatshme, paqartësisë së gjuhës së përdorur, mungesës së mekanizmave parandalues, kompetencave diskrecionale, përputhjes së kompetencave, konfliktit të interesit, kompetencave dhe burimeve, procedurave jo të përcaktuara plotësisht, mungesës së instrumenteve që kanë të bëjnë me kontrollin, dallimit të pamjaftueshmë të të drejtave dhe obligimeve etj.

Gjatë periudhës së kaluar, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni përmes mbështetjes që u ofron rrjeteve tematike të organizatave të shoqërisë civile, në kuadër të konceptit Pjesëmarrja e shoqërisë civile për drejtësinë sociale, mbështeti përgatitjen e gjashtë rishikimeve për anti-korrupsion të legjislacionit, edhe atë për:

http://antikorupcija.mk/mk/record.php?id=1214&mv=4

Baza ligjore për përgatitjen e rishikimit për anti-korrupsion të legjislacionit në vend përcaktohet në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit[2], ku përcaktohet edhe kompetenca e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Organizatat e shoqërisë civile kanë profesionalizmin dhe ekspertizën që e përdorin në përgatitjen e rishikimit për anti-korrupsion të legjislacionit dhe për këtë arsye Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar interes për të bashkëpunuar me shoqërinë civile në zbatimin e kësaj kompetence të tij.[3]. Në fund, rëndësia dhe arsyeshmëria e këtij mjeti parandalues rrjedh edhe nga përcaktimet strategjike të shtetit[4].

[1] Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Metodologjia për rishikimin për anti-korrupsion të legjislacionit, miratuar në seancën e 42-të të KSHPK-së (27.11.2020), gjendet në: https://bit.ly/3vQXEHO

[2] Sipas nenit 17, pika 2, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e bën rishikimin për anti-korrupsion të ligjeve, akteve nënligjore dhe akteve të tjera të përgjithshme, në përputhje me Metodologjinë që e miraton.

[3] Plani i katërt i aksional 2019-2020 i Partneritetit për Qeverin e Hapur, në kategorinë “integriteti dhe qeverisja e mirë”, parashikon aktivitetin 2.2. Bashkëpunimi [i KSHPK-së] me sektorin civil për rishikimin për anti-korrupsion të legjislacionit , që gjendet në linkun e mëposhtëm: https://ovp.gov.mk/wp-content/uploads/2020/09/nap_4_ogp_usvoen_na_vlada.docx

[4] Masa 1.4.2.5 Përcaktimi i metodologjisë për Rishikimin për anti-korrupsion të legjislacionit nga Plani i aktiviteteve për realizimin e reformave urgjente prioritare i viti 2015, që gjendet në linkun në vijim: https://bit.ly/3cbBjgx; Sektori 5.1, problemi 2, masa 1, Miratimi i Metodologjisë së re për VNR duke unifikuar proceset për vlerësimin e zbatimit të rregullores dhe rishikimin për anti-korrupsion të legjislacionit, gjendet në: https://dksk.mk/wp-content/uploads/2021/01/Nacionalna-strategija-DKSK-KONECNA.pdf.

—————————————————

26 Mars 2021