Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 15.04.2021, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHM) dhe ShZhQ “Milieukontakt” – Maqedoni e realizuan trajnimin e parë me temë “Ndryshimet klimatike” të dedikuar për administratën publike të komunës së Shtipit. Qëllimi i trajnimit ishte të ofrojë informacion shtesë dhe të përmirësojë njohuritë e përfaqësuesve të administratës publike lokale mbi ndryshimet klimatike dhe zbatimin e masave dhe politikave në nivelin lokal.

Në punëtori morën pjesë pesëmbëdhjetë (15) punonjës të administratës komunale në Shtip nga njësia për çështje informatike, njësia për urbanizëm, ndërtimtari, çështje të banimit dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, njësia për rregullimin e tokës ndërtimore, rregullim dhe çështje gjeodezike, njësia për zhvillimin ekonomik lokal, njësia për menaxhim të burimeve njerëzore, etj. Trajnerë ishin Maja Markovska, Drejtore Ekzekutive e ShZQ “Milieukontakt”, Maqedoni dhe Dr. Petra Pop Ristova, Ekologe Ujore Mikrobiologe, koordinatore e projektit në ShZQ “Milieukontakt”, Maqedoni.

Trajnimi përfshiu një përmbledhje të legjislacionit ndërkombëtar që ka të bëjë me ndryshimet klimatike (Konventa Kornizë e KB-ve për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshja e Parisit), rregullorja kombëtare ligjore (dispozitat aktuale dhe nenet e Ligjit për mjedisin jetësor që kanë të bëjnë ndryshimet klimatike, menaxhimin e shkretëtirëzimin dhe zbutjen e efekteve të thatësirave, gjegjësisht dokumentet e planifikimit që duhet të përgatiten nga MMJPH, mënyrat e zbatimit të tyre dhe raportimi për zbatimin e tyre, si dhe dokumentet strategjike (Strategjia për Mjedisin Jetësor dhe Ndryshimet Klimatike 2014-2020, me Planin aksional për arritjen e qëllimeve për mbrojtjen e mjedisit jetësore dhe ndryshimet klimatike). Gjithashtu u prezantua edhe informacioni mbi hartimin e ligjit të parë kornizë për aksion klimatik, si dhe versioni draft i strategjisë afatgjate të aksionit klimatik 2020-2050. Gjithashtu u bë një përmbledhje e shkurtër e ndikimeve dhe cenueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike të ujit, mjedisit jetësor, ushqimit dhe shëndetit të njeriut. Gjithashtu u shpjeguan termat lehtësim ose aktivitete për lehtësimin e ndryshimeve klimatike, të demonstruara përmes zvogëlimit të emetimeve të gazrave serë dhe rritjes së rezervave të karbonit; dhe përshtatje ose aktivitete për të zvogëluar ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike, e poashtu u diskutuan edhe masat për lehtësim (fasadat me efikasitet të energjisë, pajisjet shtëpiake me efikasitet të energjisë, ngrohja dhe nxehje me efikasitet të energjisë, zëvendësimi i reagjentit të energjisë – energji elektrike në vend të mazutit/naftës, prodhimi i qëndrueshëm i energjisë elektrike – panele diellore, mullinj të erës, hidrocentrale, elektrifikim i industrisë dhe elektrifikim i transportit) dhe masat për përshtatje në sektorët e burimeve ujore, zvogëlimi i rrezikut nga katastrofat, shëndetësia, bujqësia, zonat urbane.

Në trajnim u prezantuan edhe aktivitetet në projektin “Strategjitë Komunale për Ndryshimet Klimatike”, i cili u financua nga USAID-i dhe u zbatua nga ShZQ “Milieukontakt”, Maqedoni (2012-2017), si dhe përvojat dhe përfitimet për komunat që morën pjesë në të dhe zhvilluan strategji lokale për ndryshimet klimatike (14 komuna) dhe zbatuan projekte pilot dhe aksione urgjente (10 komuna).

Në fund të trajnimit u prezantua koncepti i Qyteteve të qëndrueshme, të gjelbra dhe neutrale në aspekt të klimës, të cilat janë shkaku, por në të njëjtën kohë mund të jenë edhe zgjidhje për ndryshimet klimatike, duke pasur parasysh që qytetet mund të kontribuojnë në arritjen deri në 40% të qëllimeve të Marrëveshjes së Klimës së Parisit. Si zgjidhje të propozuara për qytetet u theksuan: Planifikimi urban klimatik, shtimi i sipërfaqeve me parqe, çatitë e gjelbra, fasadat e gjelbra, kopshtet urbane, habitatet ujore urbane, habitatet ujore periferike etj.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të Konceptit të FSHHM-së “Kërcimi i gjelbër – Partneritete për aksion klimatik”.

—————————————————

20 Prill 2021