Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Gjithsej 596 bursa janë ndarë për nxënësit romë të regjistruar në klasën e parë deri në klasën e katërt në vitin shkollor 2021/2022 në kuadër të projektit të “TË RREGULLT NË ORË: Aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti implementohet nga ana e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni së bashku me partnerët e saj Shoqatën “Qendra për Mbështetje në Arsim – Dendo vas” dhe Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi”.

Të drejtë për bursë kishin nxënësit romë, familjet e të cilëve janë përfituese të ndihmës sociale, që lidhet me të ardhurat e familjeve dhe të cilët e rinovojnë bursën e dhënë në vitin akademik 2020/2021. Bursistët vijnë nga 73 shkolla fillore në 31 komuna, kurse 51% janë vajza dhe 49% djem. Me anë të bursave zvogëlohet shpenzimet financiare të familjeve rome që lidhen me shkollimin e fëmijëve të tyre. Bursat ndahen në kohëzgjatje prej një viti shkollor, në shumë prej 400 euro në vit (në kundërvlerë në denarë), kurse mbajtja dhe rinovimi i tyre varet nga rregullsia e fëmijëve në shkollë. Bursa është dedikuar për t’i mbuluar shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, ushqimit, veshjes, mjeteve dhe materialeve shkollore, pajisjeve sportive dhe pajisjeve të tjera për aktivitete jashtëshkollore të fëmijëve.

Gjatë gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor, 47 shkolla fillore, ku mësojnë bursistët e projektit, zhvilluan aktivitete jashtëshkollore, të cilat përmes lojës dhe pjesëmarrjes së përbashkët nxitën ndërveprimin dhe shkëmbimin e njohurive mes nxënësve dhe integrimin e nxënësve romë. Shkollat morën mbështetje nga projekti në vlerë prej 2.500 eurosh për shkollë, e cila përfshin materiale didaktike, mjete shkollore, pajisje sportive, mobilje shkollore, material bibliotekar, pajisje, materiale për rregullimin e oborreve shkollore, si dhe punime të vogla përshtatëse për rregullimin e e këndeve kreative dhe të këndshme shkollore për mësimin dhe shoqërimin e fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve. Përmes një sërë aktivitetesh, shkollat promovuan mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit, duke krijuar një klimë pozitive në shkollë dhe duke e shndërruar hapësirën e shkollës në një mjedis mësimor gjithëpërfshirës dhe stimulues për mësim.

Projektit “TË RREGULT NË ORË: Aksioni për përfshirjen e romëve në arsimin fillor” ka për qëllim të sigurojë qasje të barabartë në arsim për fëmijët romë dhe t’i motivojë fëmijët të jenë të rregullt në orë, por gjithashtu edhe t’u ndihmojnë shkollave të sigurojnë një mjedis inkluziv për mësim, ku respektohet diversiteti dhe ku të gjithë fëmijët ndihen të mirëpritur dhe të stimuluar në mënyrë të barabartë për të pasur sukses. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe do të implementohet deri në tetor të vitit 2022. Më shumë informacion mund të gjeni në ueb-faqen e FSHHM-së dhe në faqen e projektit në Facebook.

—————————————————

9 Mars 2022