Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Angazhimi i komuniteteve lokale për çështje që janë me interes lokal është veçanërisht i rëndësishëm për ta përmirësuar punën e autoriteteve lokale dhe për t’i përmbushur më mirë pritjet e qytetarëve. Qytetarët që veprojnë në mënyrë aktive në komunitetet e tyre, të cilët i zbulojnë problemet lokale dhe alarmojnë në mënyrë adekuate për to, ngrenë çështje të rëndësishme lokale dhe kështu kanë mundësi të ndikojnë drejtpërdrejt në punën, agjendën dhe prioritetet e pushtetit lokal.

Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni i mbështet qytetarët në përpjekjet e tyre për të bërë ndryshime për të mirë. Aktivizmi kreativ, si formë e aktivizmit qytetar, i vizualizon qartë problemet, dhe është një mënyrë e shkëlqyeshme për komunitetet lokale për t’i zbuluar problemet dhe si të kontribuojnë për zgjidhjen e tyre të shpejtë dhe në mënyrë më efikase. Mu përmes kësaj metodologjie të aktivizmit kreativ Fondacioni i mbështet bërthamat lokale të aktivistëve nga Tetova, Manastiri dhe Shtipi dhe u jep atyre mundësi për të marrë pjesë në mënyrë aktive në përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitetet e tyre lokale.

 

Këto bërthama lokale të aktivistëve nga Tetova, Manastiri dhe Shtipi, të cilat janë pjesë e programit për trajnime për metodologjinë e “aktivizmit kreati, të udhëhequr nga ekipi i Maqedonisë për aktivizëm kreativ në bashkëpunim me Qendrën për aktivizëm kreativ nga Nju Jorku, u takuan më 21 dhe 22 tetor 2019. në hotelin Romantik në Veles dhe shkëmbyen përvoja që do t’u ndihmojnë atyre më tej të hartojnë dhe të përgatisin aksione aktiviste në qytetet e tyre. Shkëmbimet e drejtpërdrejta të ideve për atë se si komunitetet lokale përballen me problemet në qytetet e tyre do të kontribuojnë në përmirësimin e politikave që ndikojnë në zhvillimin e demokracisë lokale. Në këtë takim, aktivistët nga Tetova, Shtipi dhe Manastiri, përveç shkëmbimit të përvojave personale, bashkëpunuan edhe me përfaqësuesit e Qendrës për aktivizëm kreativ nga Nju Jorku, ShBA, si dhe me ekipin e Maqedonisë për aktivizëm kreativ, të cilët ishin të pranishëm në takim.

—————————————————

1 Nëntor 2019