Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Duke pasur parasysh krizën shëndetësore në të cilën jemi, më e sigurtë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, por prapëseprapë, nëse kanë detyrime të menjëhershme, dhe duhet të dalin nga shtëpitë e tyre, ata duhet t’i ndjekin rekomandimet e autoriteteve. Kjo është këshilla më e zakonshme për mbrojtjen nga pandemia e shkaktuar nga KOVID-19.

Për shkak të masave të reja për kufizimin e lëvizjes, sikurse edhe në pjesët e tjera të vendit, edhe në rajonin e Pollogut krijohen radhë të gjata përpara bankave. Numri i njerëzve që presin në radhë pa distancën e duhur arrin deri në pesëdhjetë veta. Për t’i shmangur shtyrjet dhe grupimet, Aksioni artistik “Mbrohu dhe mbroji edhe të tjerët”, i cili është përgatitur nga një grup artistësh, aktivistë, bën thirrje që qytetarët t’i vizitojnë filialet dhe eskpoziturat e bankave vetëm kur kjo është e nevojshme dhe me këtë rast t’i kushtojnë vëmendje kohës dhe kufizimeve për lëvizje.

Prandaj, grupi i aktivistëve thekson se në bashkëpunim me bankat ata kërkojnë zgjidhje për t’i kapërcyer problemet e këtyre ditëve, kur radhë qytetarësh prisnin t’i marrin pensionet dhe ndihmat sociale. Tabelat me mesazhet “Mbani maskë mjekësore!”, “Lani duart!”, “Mbani distancë prej 2 metrash!” janë vendosur para bankave në Tetovë, në mënyrë që njerëzit ta ruajnë higjienën personale, të vendosin maska dhe ta ruajnë distancën e tyre.

Aksioni është realizuar pa kontakt të drejtpërdrejtë midis anëtarëve të grupit, gjegjësisht është realizuar në faza dhe në mënyrë sekuenciale nga ana e autorëve të ndryshëm.

Aksioni “Mbrohu dhe mbroji edhe të tjerët” është mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

17 Prill 2020