Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Gjatë viteve të fundit, drejtësia dhe promovimi i një gjyqësie transparente, të arritshme dhe gjithëpërfshirës kanë qenë në fokusin e Iniciativës për Qeveri të Hapur. Bazuar në këtë njohuri, iniciativa për Partneritet për Qeveri të Hapur e krijoi Koalicionin për Drejtësi PQH, një grup anëtarësh të PQH-së, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë që punojnë për të krijuar një sistem në të cilin qytetarët janë në fokus.

Më 21 tetor të vitit 2020, u mbajt mbledhja konstituive në internet e Koalicionit për Drejtësi PQH, në të cilën morën pjesë anëtarë të PQH të cilët bashkë-krijojnë dhe zbatojnë angazhime në lidhje me gjyqësinë, përfaqësues të shoqërisë civile, të sektorit privat dhe të organizatave ndërkombëtare.

Ngjarja u diskutuan disa tema në lidhje me krijimin e sinergjive, por gjithashtu progresin e bërë në lidhje me qasjen në drejtësi, gjyqësinë e hapur si koncept, por edhe drejtësinë në funksion të partneritetit për qeveri të hapur. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe opsionet e tyre për bashkëpunime të mundshme në lidhje me qasjen në drejtësi, dhe gjithashtu diskutuan edhe për sfidat dhe mundësitë që pandemia e Kovid-19 i vendosi para sistemeve të drejtësisë në botë.

Në ngjarjen morën pjesë edhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Shoqata për Emancipim dhe Solidaritet dhe Barazi të Grave – ESE dhe Koalicioni Margjinat. IVONA STALEVSKA, përfaqësuese e FSHHM-së në mbledhjen themeluese i theksoi përpjekjet e Fondacionit për qasje në drejtësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu i informoi të pranishmit në më shumë detaje për problemet me të cilat përballen komunitetet e margjinalizuara gjatë KOVID-19.

—————————————————

21 Tetor 2020