Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fushata ‘Mbani distancë’, e cila u paraqit në sheshin e Shkupit, ka për qëllim që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe vizualisht të qartë t’i kujtojë qytetarët të mbajnë distancë, t’i shmangin turmat, ta zvogëlojnë përshëndetjen me dorë, t’i minimizojnë kontaktet e tyre dhe kështu ta mbrojnë veten e tyre dhe të tjerët nga virusi COVID-19. Në të njëjtën kohë, aksioni ua kujton qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet dhe t’u përmbahen udhëzimeve të lëshuara nga autoritetet.

Në situatën në të cilën gjendemi, parandalimi konsiderohet gjëja më e rëndësishme, dhe për këtë arsye artistët e përfshirë në këtë aksion përmes gjuhës së artit janë përpjekur t’i përcjellin porositë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm. Si artistë dhe aktivistë, ata nuk mund të heshtin në situata të këtilla dhe konsiderojnë se në këto ditë të vështira çdokush duhet të kontribuojë dhe të ndikojë për t’i informuar qytetarët për masat e vetëmbrojtjes që duhen ndërmarrë.  Artistët dhe aktivistët mund të rrisin vetëdijen për këtë temë veçanërisht të rëndësishme përmes asaj që ata dinë ta bëjnë më së miri, përmes veprave të tyre.

“Mbaj distancë” është një aksion, i cili është i dedikuar dhe do t’u dhurohet personelit mjekësor dhe punonjësve shëndetësorë, të cilët po luftojnë ditë e natë për ta mbrojtur shëndetin publik. Me këtë aksion, artistët shprehën mirënjohjen të madhe për punën e tyre të përkushtuar.

Ajo që është veçanërisht interesante në lidhje me këtë aksion është se sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë midis anëtarëve të grupit gjatë përgatitjes së kësaj vepre. Aksioni është realizuar në faza dhe në mënyrë sekuenciale. Secili prej artistëve ka kontribuar në faza të ndryshme për ta shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë, por edhe për të dëshmuar se edhe pse është e vështirë, nuk është e pamundur gjërat të bëhen edhe në këtë mënyrë.

Aksioni “Mbani distancë” është mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

#Bëhuipërgjegjshëm #Mbrohu #Mbajdistancë

—————————————————

16 Mars 2020