Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Qendra për Arte Bashkëkohore – Shkup dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, më 30 shtator dhe 1 tetor 2022, në Dhomën Publike, Shkup, e organizuan konferencën “Koha për të rivendosur: Rishpikja e fuqisë së komuniteteve nëpërmjet aktivizmit krijues dhe artit të angazhuar”. Në konferencë marrin pjesë teoricienë të njohur, artistë të angazhuar, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave nga Afrika, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, SHBA-të, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Holanda.

Konferenca iu kushtua shkëmbimit të përvojave në mënyrë që të hartohen qasje të reja për ata që angazhohen për ndryshime shoqërore dhe i ngrenë ato në një nivel tjetër. Ngjarja kishte për qëllim të përfitonte nga përvojat dhe mësimet e nxjerra nga teoricienët kulmorë, artistët e angazhuar, aktivistët dhe organizatat që promovojnë iniciativa të ngjashme ose plotësuese. Pjesëmarrësit i analizuan mësimet e nxjerra dhe diskutuan për sfidat dhe mundësitë e ardhshme, veçanërisht duke u fokusuar në potencialin për të shumëfishuar efektet e këtij lloji të angazhimit dhe për të rritur ndikimin në komunitete.

Konferencën e hapi Adriana Llavçiska, duke theksuar se aktivizmi kreativ dhe arti i angazhuar në vitet e kaluara kanë synuar që t’i mobilizojnë qytetarët që të avokojnë për çështjet që i shqetësojnë dhe në atë kanë shënuar suksese të shumta. Krahas prezantimit të strategjisë dhe angazhimit të FSHHM-së dhe organizatave partnere në këtë plan, ajo i prezantoi edhe përfitimet dhe rezultatet e projektit trevjeçar “Bërthamat Kreative Rajonale: Shfrytëzimi i fuqisë së artit dhe kulturës për të inkurajuar veprimet e qytetarëve kundër korrupsionit.”

Në hapje të konferencës më 30 shtator u bë promovimi i librave “KRIJIMI I NDRYSHIMIT: Shqyrtimi i qasjeve kreative për veprim kundër korrupsionit në Afrikën Perëndimore dhe në Ballkanin Perëndimor” dhe “Aktivizmi artistik/kreativ në Maqedoni: Rikthimi i hapësirës publike përmes angazhimit qytetar 2006 – 2020”. Aleksandra Bubevska, gazetare dhe një nga autoret e publikimit që e pasqyron përvojën maqedonase me aktivizmin artistik dhe kreativ, e prezantoi përmbajtjen e publikimeve dhe iu referua rëndësisë së këtij lloji të botimeve dhe projekteve. Ana Aqimov, gazetare dhe aktiviste nga Serbia dhe Nikolla Pisarev, aktivist nga Maqedonia, i ndanë përvojat dhe sfidat e tyre me metodologjitë dhe mjetet për aktivizmin krijues. Filmi dokumentar “KreaAKT: Qasjet kreative në luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Afrikën Perëndimore”, i përgatitur në kuadër të iniciativës së FSHH-së “Bërthamat Kreative Rajonale” u promovua nga Sllavica Inxhevska, e cila e theksoi rëndësinë e dokumentimit të këtyre dhe përvojave të ngjashme, dhe e theksoi rëndësinë e gjetjes së qasjeve inovative dhe kreative për angazhimin e komuniteteve dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së këtyre përpjekjeve. Shikojeni versionin e shkurtër ose gjithë filmin dokumentar.

Më 1 tetor të vitit 2022 u zhvilluan tre diskutime në panel. Diskutim i parë në panel “Yçkla 22″ me vështrim ndaj të ardhmes (pjesa I)” u moderua nga Artan Sadiku, filozof dhe aktivist nga Maqedonia e Veriut, ndërsa Iskra Geshoska nga Maqedonia e Veriut, Andrea Linenkol nga Gjermania, Stefan Dankom nga SHBA-të, Karen van den Berg nga Gjermania dhe Vlladimir Jançevski nga Maqedonia e Veriut i ndanë pikëpamjet e tyre teorike, dilemat dhe pyetje të hapura. Në vazhdim, diskutimi i dytë në panel iu kushtua përvojave praktike të përdorimit të aktivizmit kreativ për avokim për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve. Folësit Edisa Demiq nga Bosnja dhe Hercegovina, Sasha Stoiljkoviq nga Serbia, Denis Ampev nga Maqedonia e Veriut, Sambou Oumi nga Regina nga Senegali, Princi Andrew Ardafio nga Gana dhe Cheik Sene nga Senegali folën për atë që i motivoi ata të përdorin aktivizmin kreativ, çfarë do të thotë kjo për ta dhe cilat janë sfidat me të cilat përballen në luftën e tyre për demokratizimin e shoqërive në komunitetet ku veprojnë. Diskutimi u moderua nga Beth Dunlap nga SHBA-të. Diskutimi i fundit në panel, i moderuar nga Lauren Agosta nga SHBA-të, i titulluar “Ne kemi shans!” Nga ndërgjegjësimi te mobilizimi shoqëror përmes prizmit të donatorëve” synonte të theksonte nevojën dhe të konsideronte mundësitë e ndikimit në komunitetin e donatorëve për mbështetjen e vazhdueshme dhe adekuate të strategjive të reja inovative dhe kreative të angazhimit artistik dhe aktivist. Për diskutimin interesant dhe të frytshëm kontribuan: Hawa Ba nga Senegali, Bertan Selim nga Holanda dhe Albert Hani nga Shqipëria. Një fokus i veçantë në diskutim ishin modelet e donatorëve që çojnë në qëndrueshmërinë e aktivizmit kreativ dhe artit të angazhuar social, dallimet në qasjet e donatorëve, si dhe efektiviteti i këtyre mjeteve për avokim për ndryshim dhe mobilizimin e qytetarëve.

—————————————————

11 Tetor 2022