Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Aksion kreativ që synon informimin dhe ngirjten e vetëdijes së publikut të gjerë në lidhje me vaksinimin për mbrojtje nga KOVID-19, si dhe ofrimin e ndihmës praktike për qytetarët për t’u regjistruar në sistemin online vakcinacija.mk u zhvillua sot, më 2 qershor 2021, në Prilep.

Ky aksion kreativ është aksioni i parë që pritet të rezultojë në aksione më të vogla në vendbanime të caktuara, si më poshtë: vendbanimi rom – Trizla në komunën e Prilepit, si dhe zonat rurale ku qytetarët kanë nevojë për mbështetje digjitale për të siguruar termin për vaksinimin, si dhe informacione shtesë të vërteta përmes të cilave do të luftoheshin lajmet e rreme në lidhje me vaksinimin që përhapen vazhdimisht në rrjetet sociale. Duke marrë parasysh faktin se në Prilep dhe në zonat rurale përreth jetojnë një numër i madh i qytetarëve që përballen me pengesa të ndryshme ekonomike, sociale dhe gjeografike, si dhe për shkak të faktit se ka një numër të madh të njerëzve analfabetë në aspekt digjital, lajmet dhe njoftimet e publikuara nga Qeveria e RMV-së në lidhje me vaksinimin për mbrojtjen nga Kovid-19 nuk mund të arrijnë tek publiku i gjerë, gjë që bën që shumë qytetarë të mos jenë të informuar, të regjistrohen dhe të vaksinohen.

Shfaqja përbëhej nga një simbol i përgatitur në mënyrë kreative i koronavirusit dhe një shiringë në format të madh kushtuar vaksinës kundër Kovid-19, u shpërnda informacion në lidhje me imunizimin duke ndarë shishe të vogla simbolike prej kartoni të vaksinave, të cilat qytetarët duhet t’i marrin sa më shpejt të jetë e mundur dhe sa më masovikisht që të jetë e mundur, për të siguruar imunitetin kolektiv. Gjithashtu u hap edhe një stendë ku qytetarët kishin mundësinë të informohen dhe të aplikonin për vaksinim, në të njëjtën kohë.

Në periudhën e kaluar, në kushtet e krizës shëndetësore dhe të pandemisë globale për shkak të KOVID-19, grupet e margjinalizuara të qytetarëve u përballën me sfida shtesë, veçanërisht për shkak të mungesës së vaksinave kundër KOVID-19 për këto grupe qytetarësh që nuk kanë para për të udhëtuar në një qytet tjetër, duke pasur parasysh faktin se në qytetin tonë ata nuk mund të marrin asnjë vaksinë tjetër, përveç Astra Zenekës. Përkundër faktit se 7 ditë më parë, u hap pika e parë e vaksinimit në Prilep, aktualisht aplikohen vetëm vaksinat e prodhuesit Astra Zeneka, të cilat janë të destinuara për qytetarët e moshës mbi 60 vjeç, ndërsa qytetarët e tjerë janë të detyruar të udhëtojnë në Manastir për të marrë vaksinë nga një prodhues tjetër, gjë që i detyron ata të bëjnë shpenzime shtesë, të cilat nuk janë në gjendje t’i mbulojnë.

Pritjet nga aksioni i zbatuar janë rritja e numrit të qytetarëve të regjistruar për vaksinim, gjë që do të çojë në imunizim masiv dhe krijimin e imunitetit kolektiv në popullatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjë që gjithashtu do të kontribuojë në lehtësimin e masave mbrojtëse që shpesh janë barrë për qytetarët të cilët nuk mund ta përballojnë respektimin e tyre të vazhdueshëm për shkak të situatës ekonomike ose sociale në të cilën ndodhen.

Aksioni u realizua nga Shoqata për Edukim Ligjor dhe Transparencë “Stanica P.E.T.” nga Prilepi, së bashku me organizatat partnere – Shoqata për Zhvillimin dhe Avancimin e Komunitetit Rom, “Romano Çaçipe” (Shkup), Qendrën Kombëtare të Romëve (Kumanovë), IRIZ – Iniciativa për Zhvillimin dhe Përfshirjen e Komuniteteve nga Shkupi, Qendrën për Arte Bashkëkohore nga Shkupi dhe Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni

***

*Aksioni është pjesë e trajnimit për aktivizmin kreativ të organizatave rome, që realizohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni me Qendrën për Arte Bashkëkohore nga Shkupi, ndërsa në trajnim dhe në krijimin dhe zbatimin e aksionit marrin pjesë përfaqësues të Shoqatës për Edukim Ligjor dhe Transparencë “STANICA P.E.T.” (Prilep); IRIZ – Iniciativa për Zhvillimin dhe Përfshirjen e Komuniteteve (Shkup); Shoqata për Zhvillimin dhe Avancimin e Komunitetit Rom, “Romano Çaçipe” (Shkup) dhe Shoqata Qendra Kombëtare e Romëve (Kumanovë).

—————————————————

2 Qershor 2021