Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

За авторот:

Grupi Blueprint për reforma në sektorin e drejtësisë përgatiti “Analizë të Vlerësimit Gjithëpërfshirës të Zbatimit të Strategjisë për Reforma në Sektorin e Drejtësisë (2017 – 2022)” Prej saj janë bërë edhe infografikë që kanë të bëjnë me konstatimet për secilin nga qëllimet strategjike të Strategjisë (pavarësia dhe paanshmëria; cilësia; përgjegjësia; efikasiteti; transparenca dhe qasja në drejtësi) dhe konstatimet në lidhje me reformat në degët e veçanta juridike (fusha penale-juridike, fusha administrative-juridike dhe fusha civile-juridike).

Infografiku i parë dhe i dytë e tregojnë shkallën e përmbushjes së masave që i ka ndjekur grupi Blueprint, të grupuara sipas qëllimeve strategjike dhe degëve të veçanta juridike të cilave u përkasin, me ç’rast me ngjyrë të gjelbër është shënuar numri i masave që janë zbatuar plotësisht, me ngjyrë të verdhë është shënuar numri i masave që janë zbatuar pjesërisht dhe me ngjyrë të kuqe është shënuar numri i masave që nuk janë zbatuar.

Infografiku i tretë i tregon rekomandimet që dolën nga Analiza e grupit Blueprint, të grupuara sipas qëllimeve strategjike dhe degëve të veçanta juridike të cilave u përkasin, me ç’rast me ngjyrë të kaltër të errët është shënuar numri i rekomandimeve që kanë të bëjnë me kornizën ligjore, me ngjyrë të gjelbër të hapur është shënuar numri i rekomandimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e masave, kurse me ngjyrë të bardhë është shënuar numri i rekomandimeve që kanë të bëjnë me dhe me aspektet financiare.

—————————————————

23 Nëntor 2022