Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram
Javën e kaluar u bë prezantimi i “Raportit nga hulumtimi mbi ndikimin e masave për përballjen me Kovid-19 mbi të drejtat e njeriut të bashkësive të margjinalizuara”. Disa nga gjetjet, konkluzionet dhe të dhënat e përmbledhura në lidhje me problemet me të cilat përballen bashkësitë e margjinalizuara gjatë periudhës së pandemisë, e të cilat kanë të bëjnë me: ndikimin e ndalimit dhe kufizimit të lëvizjes, të drejtës për arsimim, mbrojtje sociale, qasjen në drejtësi dhe gjendjen e tyre ekonomike, janë paraqitur në infografikët e dhënë më poshtë.
Aktiviteti mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, në kuadër të projektit “Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi – Avancimi i barazisë përmes monitorimit dhe përforcimit të sistemit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi”.

—————————————————

14 Qershor 2021