Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Korniza e Gjelbër e BE-së fokusohet në luftimin e ndryshimeve klimatike, garanton politika të qëndrueshme dhe ofron një transformim të dyfishtë, digjital dhe të gjelbër, që mbështetet në sundimin e ligjit.

Më 11 dhjetor 2019, Komisioni Evropian e prezantoi Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Strategjia synon transformimin e Bashkimit Evropian në një ekonomi moderne, konkurruese, që i përdor burimet në mënyrë efikase dhe në vitin 2050 ka arritur zero emetime të gazeve serrë, gjegjësisht rritja ekonomike është e ndarë nga përdorimi i burimeve. Në një Bashkim të tillë, asnjë person dhe asnjë shtet nuk do të harrohet apo lihet anash. Si rezultat i Samitit të Zagrebit, BE-ja e zgjeroi këtë Kornizë të Gjelbër në Ballkanin Perëndimor së bashku me një Plan ambicioz Ekonomik dhe Investues (PEI), i cili e promovon më tej Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe e vë atë në lëvizje. Plani ekonomik dhe investues parashikon një paketë të konsiderueshme investimesh që mobilizon 30 miliardë euro për të gjithë rajonin.

“Harta e Kornizës së Gjelbër” prezantohet përmes një infografiku që i identifikon elementet kyçe të “Kornizës së Gjelbër” dhe ofron informacion bazë rreth tyre.

Infografiku është zhvilluar në kuadër të projektit “Observatori i BE-së – Kapitulli 27”, i implementuar nga Instituti i Prespës Shkup dhe i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Raporti i plotë mbi “Transformimin e dyfishtë të RMV-së” .

—————————————————

25 Maj 2022