Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Kalimi në mësimdhënie në internet (online) si rezultat i pandemisë, solli një sërë sfidash për shkollat, për mësimdhënësit, për nxënësit dhe për prindërit e tyre. Për të ndihmuar në përballjen e krizës dhe realizimin e mësimit online, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni ka ofruar ndihmën e tij, para së gjithash për rrezikuara në aspekt social, si dhe shkollat fillore në zonat rurale ku mësimi zhvillohet në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike, të cilat gjatë periudhës së kaluar janë pjesë e ndërhyrjeve arsimore të mbështetura nga FSHHM-ja.

Është e qartë se fëmijët nga komunitetet e margjinalizuara janë përballur me problemin më të madh në ndjekjen e mësimit, ndërsa rregullsia është praktikisht e pamundur sepse ata nuk kanë as mbështetje teknike e as softuerike për të qenë të pranishëm online së bashku me shokët e tyre të klasës. Nga ana tjetër, zhvillimi i mësimit në shkollat në të cilat mësojnë nxënës në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike është i vështirë edhe në kushte normale, kurse me fillimin e epidemisë, sfidat janë rritur shumë herë dhe janë bërë shumë të dukshme.

Për të mundësuar ndjekje të rregullt të orëve të mësimit, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në periudhën e kaluar siguroi një donacion të tableteve me karta interneti për 350 fëmijë nga familjet e rrezikuara në aspekt social. Në të njëjtën kohë, për 10 shkolla në të cilat mësimin në gjuhët e bashkësive më të vogla e ndjekin rreth 5,000 nxënës, ne siguruam pajisje teknike të nevojshme për realizimin e mësimit online si laptopë, kompjuterë desktop, printerë, tabela të mençura (smartboards), projektorë LCD, etj. Donacioni total i siguruar nga Fondacioni për këtë qëllim është 110.000 dollarë.

Fondacioni beson se investimi në arsimin cilësor gjithëpërfshirës është një parakusht për ndërtimin e një shoqërie të hapur demokratike dhe e sheh arsimin si një nxitës kryesor të kohezionit shoqëror, ndërsa shkollat si mjedise natyrore në të cilat dallimet etnike, kulturore dhe gjuhësore kuptohen, promovohen dhe vlerësohen si vlerë. Ato janë vende ku të gjithë nxënësit duhet të ndjehen të mirëpritur dhe ku do t’u jepet mundësia për të arritur potencialin e tyre të plotë për pjesëmarrje, mësim dhe përparim. Prandaj, mbështetja për arsimin është dhe do të mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Fondacionit.

—————————————————

15 Tetor 2020