Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram
Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” – Maqedoni dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në prag të Javës Ndërkombëtare të Arsimit dhe Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kujtojnë se të rriturit duhet të kujdesen dhe të sigurojnë kushte për plotësimin e nevojave të fëmijëve dhe për siguri emocionale, për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë një ndjenjë pozitive për veten dhe të menaxhojnë me emocionet e tyre.

Kur fëmijët i kanë këto përvoja, ata kanë më shumë gjasa të jenë të shëndetshëm mendërisht dhe të kenë marrëdhënie të mira me të tjerët. Kjo kontribuon në ndjenjat e tyre të kënaqësisë, lumturisë dhe suksesit të përgjithshëm në jetë.

Në kuadër të projektit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike”, kemi përgatitur një video në temën “Flasim për shëndetin mendor”, me të cilën këtë vit duam të shpallim ngjarjen Speach4Teach, të cilën për shkak të pandemisë së shkaktuar nga KOVID 19, do ta mbajmë online. Shikoni videon këtu.

—————————————————

22 Nëntor 2021