Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 28 shkurt të vitit 2022, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi mbajti konferencën përfundimtare kushtuar drejtësisë dhe pabarazisë sociale, si probleme kyçe të shoqërisë sonë, të cilat për dekada me radhë kanë gjeneruar varfëri dhe pabarazi sociale për disa, ndërsa privilegje të paligjshme për të tjerët.

Ngjarja u moderua nga Maja Atanasova, juriste nga Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, ndërsa fjalim hyrës mbajti Kire Milovski, koordinator i programeve në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni, i cili i paralajmëroi prezantimet e gjetjeve dhe rekomandimeve të dy hulumtimeve të realizuara nga Rrjeti në vitin 2021. Në fjalën e tij, Milovski diskutoi për qëllimet dhe nevojat e këtyre hulumtimeve: “Nevoja për hulumtimin e parë “Jeta e përditshme dhe emocionale e padrejtësisë: diskriminimi, shëndeti dhe marrëdhëniet” nga autorët Ana Blazheva dhe Sllavço Dimitrov, lindi nga përvoja shumëvjeçare dhe njohuritë mbi pozitën e pafavorshme dhe morinë e faktorëve të pafavorshëm që i prekin pakicat e margjinalizuara sociale, etnike dhe seksuale. Mu për këtë arsye ideja ishte që të trajtohen aspektet dhe ndikimet e ndryshme në pozitën e pakicave dhe margjinalizimin e tyre përmes përvojave subjektive dhe përvojave të diskriminimit dhe padrejtësisë, si dhe statusin e tyre të përgjithshëm shëndetësor dhe social.”

“Raporti për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtje Sociale në fushën e shërbimeve sociale” nga autoret Tona Kareva, Hristina Zdraveska dhe Antigona Alili, e vlerëson funksionalitetin e shërbimeve ekzistuese të mbrojtjes sociale, duke iu referuar zbatimit të Ligjit aktual për Mbrojtjen Sociale dhe funksionalitetit të qendrave për punë sociale dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve sociale. Ai fokusohet në tre grupe të synuara, përkatësisht romët, gratë viktima të dhunës dhe personat me aftësi të kufizuara, pikërisht për shkak të pozitës së tyre specifike në shoqëri. Për shkak të pozitës specifike të këtyre grupeve në shoqëri, ato përballen me diskriminim dhe pamundësi për t’u integruar në shoqëri në baza ditore dhe varen kryesisht nga transferimet sociale.”

Milovski theksoi se prioriteti më i lartë i Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni është mbrojtja dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të margjinalizuar dhe se në këtë drejtim është edhe mbështetja e vazhdueshme e Rrjetit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi që nga formimi i tij në vitin 2010 e deri më sot.

Në vitin 2022, fokusi i mbështetjes do të jetë në avancimin e politikave dhe praktikave për mbrojtjen nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë, në mënyrë që të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë duke i avancuar politikat dhe praktikat për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Në panelin hyrës të konferencës, Elena Petrovska, Koordinatore e Programeve nga Koalicioni MARGJINAT dhe Koordinatore e Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e prezantoi punën e përgjithshme të Rrjetit në fushën e avokimit për ligjet dhe politikat publike, ofrimin e ndihmës juridike dhe punën hulumtuese, si dhe e prezantoi ueb-faqen e re të Rrjetit, ku çdokush mundet të raportojë diskriminimin dhe/ose të informohet për organizatat anëtare të Rrjetit dhe shërbimet e tyre për të ofruar ndihmë juridike falas dhe lloje të tjera të shërbimeve në rastet e diskriminimit.

Irena Cvetkoviq, Drejtore Ekzekutive e Koalicionit MARGINAT, e cila e moderoi diskutimin lidhur me publikimin e hulumtimit “Jeta e përditshme dhe emocionale e padrejtësisë: diskriminimi, shëndeti dhe marrëdhëniet”, nga autorët  Ana Bllazhevska dhe Sllavço Dimitrov, theksoi se: “Ky publikim është një lexim gjithëpërfshirës i argumentuar, dhe në të njëjtën kohë jashtëzakonisht i ngrohtë dhe emocionues. “Jam shumë e gëzuar që kemi një hulumtim që arrin t’i shpëtojë një logjike kapitaliste, e cila nuk synon t’i mbrojë apo të shpëtojë sistemet, por është e përqendruar te njerëzit.”

Hulumtimi synon të tregojë se si diskriminimi dhe padrejtësia ndikojnë në jetën e përditshme, i formësojnë përvojat dhe botëkuptimet dhe e kornizojnë pozitën shoqërore, marrëdhëniet dhe botën e pakicave të margjinalizuara sociale, etnike dhe seksuale, gjegjësisht të tre komuniteteve të përzgjedhura të synuara: punëtorët e tekstilit; romët/et; lezbiket, biseksualët dhe homoseksualët (LGB).

Natasha Petkovska, këshilltar juridike në Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, e moderoi panelin e dytë, i cili përfshinte prezantimin e “Raportit nga monitorimi i zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen Sociale në pjesën e shërbimeve sociale në periudhën qershor 2019 – korrik 2021” , nga autoret Tona Kareva, Hristina Zdraveska dhe Antigona Alili. Raporti flet për rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sociale cilësore në zbutjen e varfërisë dhe promovimin e jetesës së pavarur dhe të denjë të qytetarëve. Autoret diskutuan për miratimin e Ligjit të ri për Mbrojtjen Sociale të vitit 2019, i cili ofroi bazë ligjore për krijimin e shërbimeve të reja që do të ndihmojnë grupet të caktuara të informohen më lehtë, të integrohen, të risocializohen dhe në përgjithësi, të funksionojnë më thjeshtë në komunitetin në të cilën jetojnë. Raporti i tyre e vlerëson japë shërbimeve ekzistuese të mbrojtjes sociale, duke iu referuar zbatimit të Ligjit ekzistues për Mbrojtje Sociale dhe funksionalitetit të qendrave për punë sociale dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve sociale. Teksti fokusohet në tre grupe të synuara, përkatësisht romët, gratë viktima të dhunës dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilat për shkak të pozitës së tyre specifike në shoqëri, për çdo ditë përballen me diskriminim dhe pamundësi për t’u integruar në shoqëri dhe janë kryesisht të varur nga transferimet sociale.

Video-incizimin e gjithë konferencës mund ta gjeni në:

https://www.facebook.com/mrezazazastitaoddiskriminacija/videos/993040701629622

 

Ngjarja u organizua në kuadër të projektit “Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Aksioni i përbashkët për avancimin e barazisë dhe drejtësisë sociale të komuniteteve të margjinalizuara”, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

1 Mars 2022