Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni, Shoqëria e Hapur – SH.B.A. dhe Programi i Amerikës Latine, në bashkëpunim me Partneritetin Topos, në periudhën prej tetorit të vitit 2019 deri në gusht të vitit 2020, do ta implementojnë projektin “Ridefinimi i narrativeve kundër korrupsionit”. Qëllimi i kësaj iniciative është identifikimi dhe zbatimi i i narrativeve efektive publike që e zbardhin korrupsionin, por në të njëjtën kohë kultivojnë pjesëmarrje qytetare, veprim dhe shpresë. Projekti përfshin studime krahasuese të rasteve në tre vende: Maqedoninë e Veriut, Brazil dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hulumtimet akademike sugjerojnë se qasjet tradicionale të komunikimit ndaj korrupsionit, shpesh mund të sjellin pasoja të ndryshme nga ato për të cilat angazhohen organizatat e shoqërisë civile. Kështu që rezultati mund të jetë angazhim i zvogëluar qytetar, një mjedis i përshtatshëm për për populizëm, privatizim i pakontrolluar ose kuptim i thjeshtë i problemit.

Kështu, ky projekt synon të hulumtojë qasje alternative për krijimin e narrativeve kundër korrupsionit duke kryer hulumtime etnografike në të tre vendet, me qëllim që të testohen qasje të ndryshme të komunikimit, por edhe të sigurohet ndihma e ekspertëve për organizata të zgjedhura të shoqërisë civile në vlerësimin dhe përmirësimin e praktikave të tyre të komunikimit që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Organizatat e shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut që do të marrin pjesë në këtë projekt janë:

Takimi i parë midis organizatave partnere dhe Joe Grady nga Topos-i, një ish-profesor i gjuhësisë në Universitetin Xhorxhtaun dhe në Universitetin Merilend, u zhvillua më 19.11. në ambientet e FSHHM-së. Në fillim të dhjetorit, pritet që një përfaqësues i Topos-it t’i vizitojë organizatat partnere dhe të takohet me hulumtuesit që do ta kryejnë hulumtimin në Maqedoninë e Veriut.

—————————————————

25 Nëntor 2019