Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sot, u mbajt një diskutim në panel në temën “Punëtorët e cenueshëm pas turbulencës së koronës”, në të cilën FINANCE THINK – Instituti për Hulumtime Ekonomike dhe Politika – Shkup, i prezantoi rezultatet e hulumtimit për efektet e pandemisë në pesë grupe të punëtorëve të pasigurt në Maqedoninë e Veriut.

 

Studimi “Efekti i Kovid-19 mbi punëtorët e pasigurt në Maqedoninë e Veriut: Monitorimi i punëtorëve me rrogë të ulët, punëtorëve të papaguar të familjes, punëtorëve të paguar në shtëpi, punëtorëve me kontrata atipike të punës dhe punëtorëve joformalë “si dhe organizimi i ngjarjes u mbështet nga Fondacion Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

 

Në ngjarje folën Fani KARANFILLOVA-PANOVSKA, Drejtore ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Despina TUMANOVSKA, Finance Think, Darko DIMOVSKI, Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Angel DIMITROV, Kryetar i organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Daniela ZAMPINI, Specialist për punësim, Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Fani KARANFILLOVA-PANOVSKA iu referua rëndësisë së konkluzioneve nga studimi, por edhe projektit në kuadër të të cilit u bë studimi.

“Ky studim u përgatit në kuadër të projektit rajonal “Përgjigje ndaj efekteve socio-ekonomike të KOVID-19 duke mbështetur grupe të cenueshme të punëtorëve me rrogë të ulët, punëtorë që janë pjesë e ekonomisë joformale dhe punëtorë të përkohshëm”, i cili zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor. Projekti financohet nga Fondi i Përbashkët për Përgjigje të Shpejtë ndaj KOVID-19 i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe synon të zbutë pasojat socio-ekonomike të ndikimit të Kovid-19 mbi grupet e ndjeshme.

Në zbatimin e projektit marrin pjesë 5 shoqata nga vendi – Finance think, Analitika, ZMAI, LAG-u Agro lider dhe “Gllasen Tekstilec”, dhe me aktivitetet e implementuara nga kolegët tanë, sot kemi një pasqyrë më të mirë të efekteve të politikave qeveritare mbi grupet e prekshme, por gjithashtu ne me të vërtetë kontribuojmë në zbutjen e pasojave socio-ekonomike për ta.

Pse kemi zgjedhur këtë mbështetje? Në pothuajse 30 vjet ekzistencë, si shumë herë më parë në kohë krize, Fondacioni përqendrohet në mbështetjen e më të prekurve. “Punëtorët që veprojnë në ekonominë joformale kanë qenë dhe janë me të vërtetë nga më të goditurit, duke pasur parasysh të ardhurat e tyre të ulëta dhe rrezikun e rënies në varfëri ekstreme si rezultat i pandemisë së Kovid-19.”

Studimi dallon me saktësi disa gjetje:

Kriza e shkaktuar nga virusi Kovid-19 ka nxjerrë në sipërfaqe pabarazitë strukturore dhe dobësitë në tregun e punës, duke prekur grupe të caktuara të punëtorëve më fort se të tjerët. Punëtorët me rroga të ulëta, punëtorët në ekonominë joformale, punëtorët e paguar në familje dhe punëtorët e papaguar të familjes janë ndër ata që janë prekur më shumë nga humbjet e vendeve të punës dhe të ardhurave. Analiza ndër-sektoriale e pesë grupeve të punëtorëve tregoi se humbja totale e vendeve të punës gjatë pandemisë prej rreth 7.5 mijë në vit është kryesisht në mesin e punëtorëve me rroga të ulëta, nga të cilët pjesa mbizotëruese janë punëtorë joformalë, dhe rreth një e treta janë punëtorë të paguar në familje.

Megjithatë, gjatë pandemisë, u vunë re dy tendenca pozitive në tregun e punës: Së pari, pothuajse 47,000 vende pune me rrogë të ulët u humbën, mirëpo ato nuk u humbën, por e tejkaluan pragun nën të cilin një punë konsiderohet me rrogë të ulët (rreth 13,000 denarë sipas përkufizimit të ONP-së), për shkak të rritjes së rrogës minimale dhe subvencioneve qeveritare për kontributet në rritjen e rrogave që u prezantuan para fillimit të pandemisë. Së dyti, dhe mbase më domethënëse, është gjetja se gjatë pandemisë mbi 14,000 vende pune joformale u zyrtarizuan në mënyrë që të përfitonin nga disa prej masave të qeverisë për mbrojtjen e vendeve të punës, më konkretisht nga masa e subvencionimit të rrogave në shumën prej 14,500 denarëve për punonjës.

Procesi i imunizimit masiv jep shpresë për rënien e pandemisë, dhe kështu nevojën për të favorizuar masat zhvillimore në krahasim me ato sociale. Në të ardhmen, çdo subvencionim i rrogave në përgjigje të goditjeve të tipit të Kovid-19 do të duhet të përfshijë një komponent të fortë të ripunësimit, në mënyrë që të zvogëlojë dekurajimin e atyre që kanë humbur vendet e punës.

Për më tepër, politikëbërësit duhet të përqendrohen në shfrytëzimin e përfitimeve nga zyrtarizimi i vendeve të punës dhe t’i shndërrojnë ato në përfitime afatgjata. Rekomandimet tona përfshijnë futjen e stimujve për të parandaluar deformalizimin e ri, mbështetjen për zyrtarizimin e vendeve të tjera jonformale të punës dhe rregullimin, por jo të tepruar, në frymën e dialogut shoqëror, të kontratave të punës me kohë të caktuar.

Më në fund, nevojiten masa dhe politika që do ta rrisin qëndrueshmërinë e tregut të punës në mënyrë që të reagohet shpejt dhe në kohën e duhur në rast goditjesh në të ardhmen. Politikat më efektive dhe dialogu pjesëmarrës midis të gjithë aktorëve duhet të përqendrohen te punëtorët e cenueshëm dhe të pasigurt, për të shmangur mundësinë e rritjes së pabarazive në të ardhmen.

—————————————————

10 Qershor 2021