Në kuadër të ngjarjes përmbyllëse për prezantimin e rezultateve të projektit trevjeçar “Të rregullt në orë: aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor”, të mbajtur më 14 tetor 2022, u promovuan tre video të shkurtra:
- Të rregullt në orë – Prezantimi i rezultateve të projektit
- Të rregullt në orë – Deklarata nga shfrytëzuesit dhe bashkëpunëtorët e drejtpërdrejtë (prindër romë, asistentë për mbështetjen e komunitetit, përfaqësues nga shkollat dhe komunat)
- Të rregullt në orë – Deklarata nga shfrytëzuesit përfundimtarë – nxënësit romë
Qëllimet, aktivitetet dhe rezultatet e projektit janë paraqitur edhe në broshurën “Të rregullt në orë: aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor”.
Fondacioni Shoqëri e Hapur– Maqedoni, së bashku me partnerët e saj Shoqatën Qendra për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas” dhe Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” mundësoi bursa për nxënësit romë në ciklin e parë të arsimit fillor, mbështetje të komunitetit rom dhe mbështetje të shkollave.
Projekti u mbështet financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe u realizua në periudhën prej tetorit të vitit 2019 deri në tetor të vitit 2022, me qëllim të sigurojë qasje të barabartë në arsim për fëmijët romë dhe t’i motivojë fëmijët të jenë të rregullt në orë, por gjithashtu edhe t’u ndihmojë shkollave të sigurojnë një mjedis inkluziv për mësim, ku respektohet diversiteti dhe ku të gjithë fëmijët ndihen të mirëpritur dhe të stimuluar në mënyrë të barabartë për të pasur sukses.
#StayAtSchool #РедовноНаЧасови #AchovKiSikljovni
—————————————————
26 Tetor 2022