Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Biblioteka e lëvizshme sot i gëzoi nxënësit e shkollës fillore “Rajko Zhinzifov” në fshatin Orizare të komunës së Velesit. Biblioteka e lëvizshme, e cila në të vërtetë është një automjet i shndërruar në mënyrë speciale në bibliotekë, është përplot me libra, lojëra edukative dhe materiale të tjera mësimore, ndërsa nxënësit kanë mundësinë të kyçen në ngjarjet argëtuese që i përgatitëm për ta.

Në shkollën fillore “Rajko Zhinzifov” me ne ishin aktorët Gjorgji Neshkoski dhe Deni Stojanov, të cilët me fëmijët lexonin libra për ngjyrosje në gjuhën boshnjake, ndërsa rreth shtatëdhjetë nxënës nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe personeli i shkollës dhe prindërit sot u kënaqën me përmbajtjet që i ofroi biblioteka e lëvizshme.

Kjo bibliotekë në rrota do t’i vizitojë 10 shkollat e përfshira në projektin e zbatuar në partneritet me Fondacionin “Hap pas hapi” dhe Drejtorinë për Përparimin e Arsimit në Gjuhët e Bashkësive, i cili është i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të konceptit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike”.

—————————————————

1 Tetor 2019