Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

“Duke pritur Godonë” është një aksion artistik kushtuar qëndrimit të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Frymëzimi për këtë aksion vjen nga ngjashmëria e situatës në dramën “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett-it dhe procesi i integrimit evropian të RMV-së.  Ndonëse në pamje të parë mund të tingëllojë joserioze, qesharake dhe absurde, megjithatë ekzistojnë ngjashmëri të mëdha midis dy veprimeve – atij në dramën e Beckett-it dhe atij në shtetin e Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Ashtu siç Vlladimiri dhe Estragoni (personazhet kryesore në dramën e Beckett-it) kanë pritur me orë e ditë që Godo të vijë dhe t’ua sqarojë dilemat dhe t’ua zgjidhë problemet, ashtu edhe Maqedonia e pret fillimin e negociatave, datën e negociatave, konferencën ndërqeveritare dhe çfarë jo për vite me radhë, duke shpresuar se kur të vijë BE-ja të gjitha problemet tona do të zgjidhen me një shkop magjik.

Nëse e analizojmë më thellë situatën në dramën e Beckett-it, gjejmë ngjashmëri të mëtejshme me situatën me integrimin evropian, sepse Vlladimiri dhe Estragoni (personazhet e “Duke pritur Godonë”) në momente të caktuara nuk janë aspak të sigurt nëse Godo u ka thënë se do të vinte, ashtu siç nuk janë të sigurt nëse e presin në vendin e duhur. Po kështu edhe ne, duke pritur datën e negociatave dhe duke përmbushur vazhdimisht disa kushte të reja dhe të reja, nuk e dimë më se çfarë presim, nëse dhe sa duhet të presim, dhe nëse, sikurse edhe personazhet në dramën e Beckett-it, duhet të mendojmë të varemi duke pritur dhe nëse po presim në vendin e duhur.

Analogjia e skeleteve është në të vërtetë analogjia e pritjes së përjetshme, përkatësisht të gjatë, të paraqitur në thënien urbane maqedonase “Duke të pritur u bëra skelet”.

—————————————————

10 Maj 2022