Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Tamara Mijoviq Spasova nga “Analitika” e hapi ngjarjen dhe vuri në dukje aktualitetin e temës – pandeminë e Kovid 19 dhe ndikimin e saj në jetën e përditshme.

Dance Danilovska Bajdevska, drejtore e programeve në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni, e prezantoi projektin dhe e shpjegoi mbështetjen që FSHHM-ja e ofron në mënyrë të vazhdueshme për mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara të qytetarëve, për faktin se si rezultat i pandemisë së Kovid -19, shumica e punëtorëve që punojnë në ekonominë joformale shënojnë rënie në të ardhurat e tyre, gjë që i vë ata në rrezik të bien në varfëri ekstreme, gjegjësisht në pamundësi për t’i plotësuar nevojat e tyre ekzistenciale. Për shumicën e punëtorëve të punësuar në mënyrë joformale, të ardhurat në bazë të aktiviteteve të tyre ekonomike janë burimi i vetëm i të ardhurave për të financuar nevojat e tyre themelore njerëzore. Në Maqedoninë e Veriut, pak më shumë se 128,000 njerëz janë të punësuar në mënyrë joformale. Ata më së shpeshti janë të punësuar në sektorët më të prekur të ekonomisë. Numri më i madh i punëtorëve joformalë është në bujqësi (ku mbi 50% e punëtorëve punojnë në baza joformale), e më pas vijnë punëtorët e ndërtimit, ku rreth 32% janë punëtorë joformalë, veprimtaritë shërbyese (18%) dhe mbështetja administrative (14%), deklaroi drejtorja e programeve.

Për shkak të pandemisë globale të KOVID-19 dhe masave kufizuese, rreth 80% e fuqisë punëtore në botë është prekur nga ky recesion. Në vitin 2020 në nivel global, rreth 2 miliardë njerëz kanë punuar në ekonominë joformale.  Gati 1.6 miliardë punëtorë joformalë (madje 76% e numrit të përgjithshëm të punonjësve joformalë) janë prekur ndjeshëm nga kriza që çoi në zvogëlimin e të ardhurave të tyre deri në 60%, theksoi profesori Borçe Trenovski nga “Analitika”, duke folur për trendet globale dhe pandeminë e Kovid-19, me ç’rast i përmendi të dhënat e mësipërme. Ai shtoi se një pjesë e madhe e punëtorëve të punësuar në mënyrë joformale përballen me dilemën e “vdekjes nga uria ose nga virusi”.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska i potencoi paketat e miratuara të masave për t’u përballë me Kovid-19 dhe vuri në dukje problemin e mundësisë për t’i identifikuar punëtorët joformalë, por Ministria po bën vazhdimisht përpjekje për t’i mbështetur ata dhe për t’u siguruar qasje në sistem këtyre punëtorëve. Në të njëjtën kohë, Ministrja i përmendi edhe ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, në mënyrë që të lehtësohet qasja në ndihmën minimale të garantuar si ndihmë direkte për këta persona. Numri i përfituesve të kësaj mase është 33.500 familje. U lehtësuar edhe qasja e nxënësve në ndihmën shtesë ër fëmijë dhe u përfshinë 19.000 fëmijë që merrnin ndihmë shtesë për fëmijë. Ministri pret të zvogëlohet punësimi joformal, të ketë numër real për këta punëtorë, të krijojhen kushte për një mjedis më të mirë biznesi, mbështetje për formalizimin dhe forcimin e moralit tatimor. Ai gjithashtu përmendi se ministria po bën përpjekje përmes ligjit të ri për marrëdhëniet e punës që të formalizohet puna e punëtorëve sezonalë të bujqësisë në mënyrë që të garantohen të ardhura të sigurta kur ata nuk do të jenë të angazhuar. Në fund, ai përmendi se ende mungon një informacion i mjaftueshëm për përdorimin e masave dhe në këtë drejtim, duhet të bëhen përpjekje për një informim më të madh.

Kryetari i komunës së Ilindenit, Zhika Stojanovski foli për presionin nga Kovid 19 në nivelin lokal dhe theksoi se integrimi i aktiviteteve të përballjes me pandeminë midis nivelit qendror dhe atij lokal është më i rëndësishmi. Komuna i ka shtyrë pagesat e tatimit në pronë, ka stimuluar kompanitë duke shtyrë pagesat e tatimit në pronë, ka inkurajuar investime të reja dhe kështu janë krijuar vende të reja pune, madje edhe në kohë të pandemisë. Me ndërtimin e çerdhes së re për fëmijë, me mbështetjen e pushtetit qendror, komuna kontribuoi drejtpërdrejt në uljen e punësimit joformal dhe të papunësisë, por gjithashtu kontribuoi në punësimin e grave si një kategori më e cenueshme e qytetarëve.

Biljana Tashevska nga “Analitika” vuri në dukje problemin e punëtorëve joformalë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se numri më i madh i punëtorëve joformalë është në bujqësi – 52% e numrit të përgjithshëm të punëtorëve joformalë në vend.

Kristijan Kozheski nga “Analitika” i shpjegoi masat e marra nga pushteti qendror dhe lokal për përballje me pandeminë e Kovid-19 dhe vuri në dukje faktin se punonjësit joformalë mund ta ndiejnë vetëm efektin indirekt të masave të pushtetit qendror.

Tamara Mijoviq Spasova nga “Analitika” vuri në dukje faktet nga hulumtimi në terren mbi efektet socio-ekonomike të Kovid-19 mbi kategoritë e cenueshme të qytetarëve. Ajo shtoi se shumica e të anketuarve (63%) kanë të ardhura më të ulëta se 20,000 denarë në muaj, 65% e punonjësve joformalë nuk kanë fituar të ardhura gjatë periudhës së kaluar, 16% e të anketuarve kanë një nivel të ardhurash më të ulët se rroga minimale mujore ligjore, 46% e të anketuarve thanë se pandemia e Kovid-19 kontribuoi në rritjen e konsiderueshme të shpenzimeve për qëllime të ndryshme që lidhen me këtë pandemi,  madje 62% e të anketuarve përjetuan një ulje të konsiderueshme të të ardhurave të tyre si rezultat i pandemisë, dhe 17% e punonjësve joformalë e kanë humbur punën si rezultat i pandemisë së KOVID-19. Më tutje, 75% konfirmuan se nuk kanë shfrytëzuar asnjë masë në periudhën e kaluar.

Bojana M. Hristovska nga “Analitika” i theksoi përvojat ndërkombëtare nga vendet që kanë futur masa për të ndihmuar punëtorët joformalë. Së fundi, ajo i përmendi rekomandimet thelbësore dhe masat e propozuara për të ndihmuar punonjësit joformalë, për shembull se është e nevojshme që punonjësit joformalë të shënjestrohen mirë, informim më i mirë mbi rrezikun e virusit dhe rëndësinë e pajisjeve mbrojtëse në punë për të zvogëluar ekspozimin e punëtorëve dhe familjeve të tyre ndaj Kovid 19, zgjerimin e përfshirjes për mbrojtjen sociale të punonjësve joformalë dhe transferimin në kohë të parave, masat specifike duhet të përshtaten veçanërisht për gratë punëtore të cilat gjithashtu kanë përgjegjësi familjare, zgjerimi i përfshirjes së sistemit të mbrojtjes shëndetësore duke përfshirë punëtorë joformalë, duke siguruar pajisje mbrojtëse falas, punëtorë joformalë që do të bëhen pjesë e sektorit formal nuk do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat dhe kontributet për një periudhë 6 mujore dhe transferimet e njëhershme të parave të bëhen të vazhdueshme gjatë pandemisë së Kovid 19.

Nga gjithsej 111.033 persona të angazhuar në bujqësi, 35% (38.478) janë punëtorë të papaguar të familjes, kryesisht gra, 49% janë të vetëpunësuar dhe rreth 15% janë punonjës me orar të plotë. Rreth 17% (18.379) e totalit të fuqisë punëtore të angazhuar në bujqësi janë të punësuar për një periudhë të caktuar kohe ose si punëtorë sezonalë, tha Marina Tosheska nga organizata “Agrolider Krivogashtani”.

Kjo ngjarje u organizuar në kuadër të projektit “Përgjigje ndaj efekteve socio-ekonomike të KOVID-19 duke mbështetur grupe të cenueshme të punëtorëve me rrogë të ulët, punëtorë që janë pjesë e ekonomisë joformale dhe punëtorë të përkohshëm”, të cilin e zbaton një konsorcium prej 5 organizatash të përbëra nga: Instituti për Hulumtime Ekonomike dhe Politika, Finance Think – Shkup; Shoqata për hulumtim dhe analiza ZMAI – Shkup; Analitika – Shkup; Shoqata “Glasen tekstilec” – Shtip; dhe Shoqata për Zhvillim Rural “LAG Agro Lider” – Krivogashtani, me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

10 Maj 2021