Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sfidat për shoqërinë e hapur që i ka paraqitur epidemia e COVID-19 kërkojnë gatishmëri, reagim të shpejtë dhe fleksibilitet. Duke e njohur urgjencën e situatës, në kushte të mbështetjes së zvogëluar financiare për shoqërinë civile, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni vazhdon të punojë në mënyrë të përkushtuar për zhvillimin dhe mbështetjen e saj.

Në përputhje me angazhimin tonë shumëvjeçar për zhvillimin e shoqërisë civile dhe forcimin e komuniteteve lokale, skemën e granteve prej 55,000 dollarëve FSHHM-ja e ka siguruar në kuadër të konceptit Partneritete në komunitet për ta avancuar demokracinë lokale. Qëllimi i kësaj mbështetje është të sigurohen kushte pune në kohë krize për organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë segment kryesor i një shoqërie demokratike, dhe të cilat janë të goditura nga gjendja e jashtëzakonshme, sikurse edhe segmentet e tjera të shoqërisë.

Skema e granteve përfshin dhe do të sigurojë mbështetje për:

Mbështetje financiare morën këto organizata: Shoqëria Gjeografike Rajonale GEOSFERA – Manastir, Lidhja e Shoqatave për Zhvillim Rural, Rrjeti i LAG-eve, f. Krivogashtani, Fondacioni për Zhvillimin e Komunitetit Lokal, Shtip, Media Plus, Shtip, Shoqata Multikultura – Tetovë, dhe Qendra Kombëtare e Romëve.

Ne në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e shoqërisë civile dhe të angazhuar për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në shoqëri – në krijimin e politikave dhe praktikave që do të mundësojnë një shoqëri të lirë, demokratike, multikulturore dhe multietnike, në të cilën ka vend për të gjithë.

—————————————————

13 Maj 2020