Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

 

Fondacioni Shoqëri e Hapur– Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare e implementon projektin “Sisteme të forcuara të integritetit për ta luftuar korrupsionin në nivelin lokal”.

Qëllimi i projektit është të të kontribuojë për avancimin e qeverisjes së mirë në nivelin lokal duke e forcuar rezistencën e pushtetit lokal ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Në fazën e parë (2020 – 2021) projekti u fokusua në: (1) prezantimin e sistemeve të integritetit në pesë komuna (Zhelinë, Karposh, Dojran, Prilep dhe Ohër); (2) Rritjen e përfshirjes së qytetarëve në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave, veçanërisht të kategorive të cenueshme të qytetarëve, duke e rritur numrin e rasteve të raportuara, edhe atë duke ofruar ndihmë juridike dhe informacion.

Në fazën e dytë (2021 – 2022), përmes projektit punohet në: (1) futjen e sistemeve të integritetit në pesë komuna të reja (Shuto Orizare, Berovë, Vallandovë, Kavadar, Kërçovë); dhe (2) mbështetjne për zbatimin e sistemeve të integritetit në tri komuna (Zhelinë, Dojran, Ohër).

Në kuadër të aktiviteteve të projektit në periudhën 9-18 shkurt 2022, në këto 5 komuna, Instituti TIM ka realizuar një hulumtim mbi përvojat, qëndrimet dhe perceptimet për korrupsionin dhe konfliktin e interesave. Për hulumtimin është shfrytëzuar një mostër përfaqësuese e stratifikuar në shumë nivele e 5 komunave të veçanta dhe ai është realizuar në gjithsej 1001 të anketuar, të moshës 18 vjeç e lart, të cilët jetojnë në familje në territorin e komunave Shuto Orizare, Kërçovë, Kavadar, Vallandovë dhe Berovë.

Rezultatet e hulumtimit mund t’i shihni në infografikët e mëposhtëm: të gjitha komunat,  Shuto Orizare, Kërçova, Kavadari, Vallandova dhe Berova

Këto infografikë janë përgatitur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Mendimet e shprehura në këtë infografikë janë të autorëve dhe nuk i reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

10 Gusht 2022