Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në periudhën 19-21 prill 2022, në Berovë u mbajt një trajnim për anëtarët dhe shërbimin administrativ të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, i organizuar nga Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Një nga qëllimet specifike të Rrjetit është fuqizimi i kapaciteteve dhe praktikave të institucioneve kompetente për mbrojtje nga diskriminimi, kështu që në atë drejtim u mbajt një trajnim në përputhje me nevojat për arsimim të avancuar të anëtarëve të Komisionit dhe të kuadrit të shërbimit administrativ. Trajnimi u realizua në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar me Komisionin, e me qëllim të përmirësimit të njohurive në fusha të ndryshme të legjislacionit kundër diskriminimit duke u bazuar në mësimin teorik, por edhe në rastet praktike.

Fokusi i trajnimit ishte njohja e diskriminimit në baza të ndryshme, shqyrtimi i rasteve nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe puna në raste të ndryshme të studimit për të njohur barrën e provës. Një pjesë e veçantë iu kushtua edhe kompetencave të Komisionit në shfrytëzimin e kompetencave të tjera në drejtim të mbrojtjes, parandalimit dhe promovimit më të mirë.

Trajnimi u realizua në kuadër të projektit “Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi: “Avancimi i politikave dhe praktikave për mbrojtje nga diskriminimi dhe promovimi i barazisë” që financohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

28 Prill 2022