Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 10 qershor të vitit 2021, në fermën e qumështit “Pozharenka” në fshatin Sllavej, komuna e Krivogashtanit, Shoqata e Qytetarëve LAG Agro Lider organizoi ngjarjen përfundimtare në kuadër të projektit “Përgjigje ndaj efekteve socio-ekonomike të KOVID-19 duke mbështetur grupe të cenueshme të punëtorëve me rrogë të ulët, punëtorë që janë pjesë e ekonomisë joformale dhe punëtorë të përkohshëm”, i cili është i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ngjarja u quajt simbolikisht “Rebelimi i fshatarëve”, sipas romanit historik nga shkrimtari kroat August Shenoa, i viitt 1877, i cili e përshkruan luftën e fshatarëve kroatë me feudalët dhe aristokracinë e asaj kohe.

Kire MILOVSKI, koordinator i programeve në Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni e theksoi mbështetjen e Fondacionit të siguruar përmes fondit të përbashkët për reagim të shpejtë ndaj KOVID-19 të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, në mënyrë që të zbuten pasojat socio-ekonomike të ndikimit të Kovid-19 mbi grupet e cenueshme. Qëllimi i këtij projekti ishte të kuptohet më mirë efekti i politikave qeveritare mbi grupet e cenueshme, dhe të kontribuojë në zbutjen e pasojave socio-ekonomike për to.

Pandemia e KOVID-19 e ka ngritur nevojën për të futur digjitalizimin në sektorin bujqësor dhe për të futur shitjet elektronike të produkteve të freskëta ose të përpunuara bujqësore dhe blegtorale nga fermat bujqësore. Në mënyrë që të kontribuojë në përmirësimin e zhvillimit socio-ekonomik të fermave bujqësore, Shoqata për Zhvillim Rural, Grupi lokal aksional “AGRO LIDER” i përqendroi aktivitetet e tijj pikërisht në prezantimin e shitjeve në internet të produkteve bujqësore të freskëta dhe të përpunuara duke krijuar një platformë në internet Domasno.mk. 

Përmes publikimit “Pozicioni i grave rurale në shoqërinë maqedonase”, u bë një lloj analize përmes së cilës identifikohen problemet dhe sfidat më të rëndësishme të grave në zonat rurale, në aspektin e qasjes në të drejtat dhe shërbimet nga mbrojtja sociale dhe shëndetësore, dhe gjithashtu nga aspekti i mundësive për zhvillimin e tyre profesional dhe përfshirjen aktive në aktivitete ekonomike.

Donacionet e deritanishme nga Fondacioni për kategoritë e cenueshme të qytetarëve arrijnë në 1 milion dollarë, përmes të cilave, përveç ndihmës për qytetarët e rrezikuar në aspekt social, kemi siguruar ngritjen e kapaciteteve edhe të shoqatave dhe organizatave “think tank” që kontribuon në zhvillimin e shoqërisë civile edhe në kohë të krizës dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në hartimin e politikave.

Marina Todorovska, koordinatore e programeve në LAG Agro Lider, i prezantoi në detaje aktivitetet e kësaj shoqate në periudhën e kaluar, si dhe planet e veprimit në të ardhmen si dhe ekzistencën dhe zhvillimin e mëtejshëm të platformës domasno.mk.

Përfaqësuesi i organizatës “think tank” Analitika, Borçe Trenovski, i prezantoi konkluzionet dhe rekomandimet nga “Analiza e efektit të KOVID-19 mbi punëtorët të cilët janë pjesë e ekonomisë joformale dhe punëtorë të punësuar përkohësisht, përmes masave të propozuara për mbështetjen e tyre” e cila gjithashtu u zhvillua në kuadër të këtij projekti rajonal, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

10 Qershor 2021