Biçikleta është mjeti më i mirë i transportit, por në të njëjtën kohë edhe i rrezikshëm, veçanërisht kur nuk ka asnjë shteg biçikletash në qytet. I tillë është edhe qyteti i Tetovës.
![](http://fosm.mk/wp-content/uploads/2021/03/155786307_284686319749667_3513697697836824178_n.jpg)
Duke pasur parasysh këtë, një grup aktivistësh nga Tetova e realizuan aksionin “Kam nevojë për hapësirën time” në mënyrë që të përçojnë mesazhin për mungesën e shtigjeve të biçikletave në këtë qytet.
![](http://fosm.mk/wp-content/uploads/2021/03/155317399_284686326416333_722646788930412940_n.jpg)
![](http://fosm.mk/wp-content/uploads/2021/03/155092420_284686379749661_977243032567198817_n.jpg)
Aksioni “Kam nevojë për hapësirën time” është mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
—————————————————
27 Shkurt 2021