Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ekologjia është një fenomen shoqëror i margjinalizuar. Eko-ditari është një ide e aktivistëve të rinj nga klubet e Artivizmit të FAR, ndërsa qëllimi prapa përgatitjes së tij është të rrisë ndërgjegjësimin për ekologjinë dhe të aktivizojë të rinjtë për ndryshime në ndërgjegjësimin ekologjik global.

Fillimisht, EKO-DITARI përfshin disa faqe që synojnë zgjidhjen kritike të problemeve të komunitetit. Në këtë ditar mund të gjeni eko-simbole dhe shpjegime, faqe të rezervuara për sfidat (ku duke ngjitur afishe – të rinjtë që do të mbushin këtë ditar do të regjistrojnë atë që (nuk) e kanë bërë në aspekt të ekologjisë), faqe të kompostimit, faqe të rezervuara për kultivimin e bimëve tuaja, një kuiz ekologjik për dymbëdhjetë muaj.

EKO-Aktivistë: Teona Angellovska, Leon Shumanski, Marija Vangjelovska, Mihaella Todevska, Ivana Cvetanoska, Eva Ristovska, Iva Ristovska, Gordana Mitrovska, Angella M.

Ditari u përgatit në kuadër të projektit Angazhimi i të Rinjve për Politikat e Studentëve dhe të Rinjve. Projekti është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni

—————————————————

24 Shkurt 2021