Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Këshilli drejtues i Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni vendosi të bashkëpunojë me pesë organizata të shoqërisë civile që do të ofrojnë ndihmë juridike për qytetarët e komunave të Ohrit, Dojranit, Karposhit, Zhelinës dhe Prilepit, për rastet që lidhen me korrupsionin dhe konfliktin e interesave.

Organizatat e shoqërisë civile me të cilat do të bashkëpunojë FSHHM-ja janë:

Organizatat e shoqërisë civle do të sigurojnë ndihmë juridike për qytetarët që kanë vërejtur korrupsion dhe konflikt të interesave; do të marrin pjesë në promovimin e mundësive për ofrimin e ndihmës juridike në komunën përkatëse: do t’i informojnë dhe do t’i edukojnë qytetarët për mundësitë e raportimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesave në pesë komunat: Ohër, Dojran, Zhelinë, Karposh dhe Prilep.

Bashkëpunimi me këto organizata të shoqërisë civile dhe aktivitetet e tyre janë pjesë e projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.  Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare mund të gjeni në https://cep.mk/ dhe https://www.facebook.com/CEPNorthMacedonia

 

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

2 Shtator 2020