Декларацијата за приоритено донесување на Законот за спречување и заштита од дискриминација ја потпишаа 17 политички партии. Политичките партии кои стојат како потписници на оваа Декларација се (по азбучен ред): Алијанса за Албанците, ВМРО-ДПМНЕ, Глас за Македонијa, ДЕМОКРАТИ, Демократски сојуз (ДС), Зелена партија Демократска обнова на Македонија (ДОМ), Либерално демократска партија (ЛДП), Нова социјалдемократска партија (НСДП), Обединета партија за еднаквост на Ромите (ОПЕР), Партијата за движење на Турците (ТХП), Партија за демократски просперитет на Ромите (ПДПР), Партија за економски промени 21 (ПЕП21), Партија на пензионери (ПП), Партија за целосна еманципација на Ромите (ПЦЕР), Сојуз на Ромите на Македонија, Социјалдемократски сојуз на Македонија (СДСМ) и Твоја партија.
Deklaratën për miratimin me prioritet të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi e nënshkruan 17 parti politike. Partitë politike që janë nënshkruese të kësaj Deklarate janë (sipas alfabetit): Aleanca për Shqiptarët, VMRO-DPMNE, Zëri për Maqedoninë, DEMOKRATI, Lidhja Demokratike (LD), Partia e Gjelbër Rinovimi Demokratik i Maqedonisë (DOM), Partia Liberale Demokratike (PLD), Partia e Re Social Demokratike (PRSD), Partia e Bashkuar për Barazinë e Romëve (PBBR), Partia e Lëvizjes Turke (THP), Partia për prosperitet demokratik të romëve (PDPR), Partia për Ndryshim Ekonomik 21 (PEP21), Partia e Pensionistëve (PP), Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), Lidhja e Romëve të Maqedonisë, Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM) dhe Partia yte.
Pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nëntë rrjete të shoqatave të qytetarëve, të cilat së bashku numërojnë më shumë se 100 shoqata, u dërguan një kërkesë të gjitha partive politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ta mbështesin Deklaratën për miratimin me prioritet të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (LPMD) nga ana e përbërjës së ardhshme parlamentare.
Nga njëra anë, ne jemi të kënaqur që një numër i madh i partive politike e mbështetën deklaratën. Midis partive mbështetëse ka parti politike me prejardhje të ndryshme ideologjike, madhësi, fuqi dhe përvojë të ndryshme në Parlament. Por, nga ana tjetër, për fat të keq, 10 vjet pas miratimit të ligjit të parë për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, ka ende parti që nuk e mbështesin luftën tonë për një shoqëri të barabartë pa diskriminim. Barazia e qytetarëve nuk është çështje e vullnetit politik, por është një detyrim kushtetues për të gjithë deputetët dhe për çdo qeveri, dhe një parakusht për përparim, demokraci dhe mirëqenie. Përmirësimi i situatës në vend në cilëndo fushë nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara nëse të gjithë qytetarët, pavarësisht nga diversiteti, nuk mund të kenë qasje dhe t’i gëzojnë të drejtat, shërbimet dhe mundësitë në kushte të barabarta.
Ne i bëjmë thirrje edhe një herë përbërjes së ardhshme të Kuvendit që ta miratojë menjëherë Ligjin e ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe njoftojmë se do t’i rikujtojmë në mënyrë aktive dhe vigjilente për këtë detyrim dhe premtim.
—————————————————
11 Korrik 2020