Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon nga Kuvendi i RMV që të fillojë procedurë transparente dhe llogaridhënëse për zgjedhjen e personave profesional, me përvojë dhe jopartiak për anëtarë të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (KPMD), të cilët i plotësojnë kushtet në pëlqim me nenin 17 të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Konkursi për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ishte botuar në “Gazetën zyrtare nr. 279/2020” më 24 nëntor 2020 dhe zgjat 30 ditë nga publikimi i tij, gjegjësisht deri më 24 dhjetor 2020.

Të ballafaquar me zgjedhjen jotransparente të kuadrove partiake dhe joprofesionale për anëtarë në dy mandatet e kaluara të Komisionit, Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi i dërgon një apel publik Kuvendit të RMV për të filluar: procedurë transparente për zgjedhjen e anëtarëve të KPMD, të cilët i plotësojnë kushtet dhe informimi i vazhdueshëm i qytetarëve, shoqatave të qytetarëve dhe mediat për rrjedhën e procedurës. Pas përfundimit të konkursit, për ta informuar publikun, Kuvendi duhet të ndërmarre një sërë hapash që janë parakushte për kryerjen e një procedure llogaridhënëse dhe të drejtë për përzgjedhje, duke marrë parasysh cilësinë dhe përvojën e kandidatëve të përzgjedhur.

Kërkojmë nga Kuvendi që të zhvillojë një debat publik sa më shpejt të jetë e mundur pas përfundimit të konkursit, në të cilin do të prezantohen kandidatët për anëtarë të KPMD, ndërsa shoqatat, mediat dhe palët e tjera të interesuara do të kenë mundësinë t’u bëjnë pyetje kandidatëve dhe të diskutojnë për zgjedhjen e tyre. Prandaj, ne i kërkojmë Kuvendit që t’i publikojë biografitë e kandidatëve të paraqitur në ueb faqen e Kuvendit të RMV, në afat prej së paku shtatë ditëve para debatit publik; transmetim i drejtpërdrejtë në kanalin televiziv parlamentar të debatit publik, d.m.th. dëgjimi/intervistimi  i kandidatëve të paraqitur në konkurs.

Për më tepër, duke iu referuar nenit 16 paragrafi 5 të LPMD, sipas të cilit anëtarët e Komisionit duhet ta pasqyrojnë përbërjen e shoqërisë në tërësi, Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi kërkon që Kuvendi të zbatojë parimet e përfaqësimit adekuat të të gjitha grupeve shoqërore, përfaqësimi adekuat dhe i drejtë i pjesëtarëve të komuniteteve dhe pjesëmarrja e baraspeshuar gjinore dhe përzgjedhja e personave që në asnjë mënyrë nuk janë të lidhur me partitë politike.

Theksojmë se Komisioni i pavarur për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi paraqet parakusht për sigurimin e sigurisë ligjore të qytetarëve dhe standard ndërkombëtar në mbrojtjen nga diskriminimi në përputhje me kriteret e përcaktuara ndërkombëtare për institucionet kombëtare.