Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes në lidhje me procedurën e filluar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe rëndësinë e interpretimit autoritar të nenit 75 të Kushtetutës, duke pasur parasysh interpretimet e ndryshme të këtij neni, pa e cenuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, konsiderojmë se është e nevojshme të thirret një seancë përgatitore ose një debat publik në Gjykatën Kushtetuese në të cilën ekspertët do të kishin mundësi t’i jepnin argumentet e tyre juridike.

Në Aktvendimin e saj për të filluar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë, Gjykata Kushtetuese thekson se “është e qartë dhe e padyshimtë se ligji i kundërshtuar mund të vihet nën dyshim në lidhje me nenin 75 paragrafi 3 të Kushtetutës. Kjo, pasi që bëhet fjalë për sjelljen, gjegjësisht miratimin e një ligji, i cili rishqyrtohet nga ana ane organit ligjvënës – Parlamentit, i cili është kthyer dhe Dekreti për të cilin nuk u nënshkrua nga Presidenti i Republikës. Në atë rast, në përputhje me nenin 75, paragrafi 3 të Kushtetutës, është e nevojshme që ligji të miratohet me shumicë absolute, pra me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, që do të thotë të paktën 61 deputetë duhet të votojnë për ligjin që ai të miratohet”.

Në pajtim me nenin 75, Kushtetuta nuk parashikon ndonjë mekanizëm për ndalim gjegjësisht pengesë për Presidentin që ta nënshkruajë dekretin. Neni 75 i Kushtetutës nuk rregullon çështjen e shumicës së nevojshme për të miratuar një ligj, por çështjen e shpalljes së ligjeve. Shumica e nevojshme për miratimin e ligjeve rregullohet me normën e mbetur të Amendamentit X (shumicë e thjeshtë) dhe nenet e veçanta të Kushtetutës që e përcaktojnë ndonjë shumicë të veçantë (absolute ose të kualifikuar). Paragrafi 3 i nenit 75 të Kushtetutës nuk parashikon, në këtë kuptim, se ndonjë ligj që miratohet me shumicë të thjeshtë duhet të miratohet me shumicë absolute kur miratohet për herë të dytë pasi që Presidenti i Republikës ka refuzuar më parë të nënshkruajë dekretin, por vetëm atë se nëse gjatë rishqyrtimit miratohet me shumicë absolute, atëherë Presidenti është i detyruar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij.

Nëse Kuvendi e ka miratuar Ligjin me shumicën e nevojshme, në këtë rast, me shumicën e votave t[ë deputetëve të pranishëm dhe kjo është në përputhje me Amendamenti X të Kushtetutës. Në fakt, Amendamenti X parashikon se Kuvendi mund të vendosë vetëm nëse janë të pranishëm shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve dhe vendos me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve të pranishëm, dhe të paktën një të tretën e numrit të përgjithshëm të deputetëve, që në këtë rast është përmbushur pa diskutim. Fakti që Ligji nuk është miratuar me shumicë absolute (në këtë rast me 61 vota “për”), vetëm do të thotë që Presidenti nuk ishte i detyruar ta nënshkruajë dekretin, por edhe se nuk kishte të drejtë ta nënshkruajë nëse është miratuar me shumicën e kërkuar (të thjeshtë). Dispozita e nenit 75, paragrafi 3 i Kushtetutës nuk përcakton një ndalesë të tillë për Presidentin. Në fakt, Presidenti do të ishte i detyruar ta nënshkruante dekretin për Ligjin pasi është miratuar me shumicë absolute, madje edhe nëse nuk ka dashur ta nënshkruante atë. Por, nëse ka dashur ta nënshkruajë dekretin për Ligjin, ka mundur ta bëjë këtë edhe pse ai është miratuar me shumicë të thjeshtë.

Nuk mund t’ia ndalojmë të drejtën kushtetuese Kuvendit që të miratojë ligje me shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve të pranishëm dhe të paktën nga një e treta e numrit të përgjithshëm të deputetëve, përveç nëse me Kushtetutë nuk është e parashikuar shumicë e veçantë. Nuk mundemi t’ia mohojmë të drejtën as presidentit që të vendosë për nënshkrimin e dekretit. Varet nga Kuvendi se a do të sigurojë shumicë absolute gjatë kthimit të ligjit në mënyrë që presidenti të jetë i detyruar ta nënshkruajë atë.

—————————————————

25 Shkurt 2020