Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në kuadër të projektit Të rregullt në orë:  aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni së bashku me partnerët e tij Shoqatën – Qendra për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas” dhe Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” shpall konkurs për ndarjen e bursave për 333 nxënës romë të regjistruar në klasën e parë në vitin shkollor 2020/2021. Qëllimi i këtyre bursave është që duke e zvogëluar barrën financiare për familjet më të rrezikuara rome që lidhet me shkollimin e fëmijëve të tyre, të sigurohet përfshirje më të madhe e romëve në arsimin fillor, ndjekje e rregullt e mësimit dhe kalim i suksesshëm në klasat e ardhshme. Mjetet për projektin dhe bursat janë siguruar nga Bashkimi Europian.

Informata themelore për bursat

Mundësi për të aplikuar në konkurs kanë:

Dokumentet e nevojshme për aplikim

Kriteret për ndarjen e bursave

Kriteret themelore për ndarjen e bursave janë:

Në rast se ka më shumë se 333 kandidatë që i plotësojnë kriteret bazë për ndarjen e bursave, përparësi do t’u jepet nxënësve romë:

Në rast se nevojiten dokumente shtesë për ta konfirmuar besueshmërinë e të dhënave të deklaruara në kërkesë, ato do të kërkohen.

Familjet e kandidatëve që do të marrin bursë nuk e humbin të drejtën për ndihmën minimale të garantuar, në përputhje me nenin 4 të “Rregullores për mënyrën e ushtrimit të së drejtës për ndihmë minimale të garantuar…” (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 109 e datës 28.05.2019): Gjatë ushtrimit dhe shfrytëzimit të së drejtës për ndihmë minimale të garantuar, bursa nuk konsiderohet si e ardhur.

 

Afati i fundit për aplikim është është 15 shtator (e martë) 2020.

 

Aplikimet dorëzohen:

Për aplikimet e dërguara me postë, si koha e paraqitjes së aplikacionit do të konsiderohet koha e dorëzimit të fletëparaqitjes/dërgesës në postë. Kandidatët do të njoftohen me postë për rezultatet e konkursit.

Aplikimi për konkursin mund të gjendet në shkollën tuaj, te Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe në Qendrën për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas” (rr. Plaçkovica 51, Shuto Orizare, Shkup).

Informacione shtesë rreth konkursit mund të merrni:

– me telefon në 02/2477 107; 071/232 861; 070/309 373

– me e-mail redovnonacasovi@fosm.mk

Tekstin e plotë të konkursit si dhe fletëparaqitjen mund t’i gjeni në dokumentet shtesë më poshtë.

                        
Дополнителни документи :

—————————————————

15 Qershor 2020