Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sindikata e pavarur Akademike (SPA) organizon tribunë për prezantimin e rezultateve dhe gjetjeve nga anketat elektronike për matjen e perceptimeve në lidhje me vlerësimin e duhur të punës së kuadrit akademik. Tribuna do të mbahet online më 30.09.2020 me fillim në orën 12:00.

Në tribunë do të prezantohen gjetjet dhe rezultatet e anketave elektronike për matjen e perceptimit të punonjësve në arsimin e lartë dhe shkencë në lidhje me vlerësimin e duhur të punës së kuadrit akademik, si dhe të transparencës dhe llogaridhënies në financimin e arsimit të lartë, si dhe rezultatet e anketës elektronike për matjen e perceptimit të publikut të gjerë në lidhje me vlerësimin e duhur të punës së kuadrit akademik. Hulumtimet u kryen në kuadër të realizimit të projektit “Transparenca financiare dhe llogaridhënia në arsimin e lartë dhe në shkencën në RMV”, të udhëhequr nga Sindikata e Pavarur Akademike, e që është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Trribuna do të transmetohet edhe në faqen SPA-së në Facebook: https://www.facebook.com/Nezavisen.akademski.sindikat/

Në tribunë janë të ftuar përfaqësues të qeverisë dhe të ministrive të linjës sipas temës së forumit, përfaqësues të universiteteve publike dhe të njësive universitare, përfaqësues të institucioneve shkencore publike, përfaqësues të sindikatave, anëtarë të SPA-së dhe pjesëtarë të komunitetit akademik.

 

AGJENDA E NGJARJES

Data: 30.09.2020

Ora: 12.00 deri në orën 13.30

Vendi: Online

 

Moderator: Prof. Dr. Elena Xhukeska

12.00 – Fjalimi hyrës – Prof. Dr. Elena Xhukeska, Ushtruese e detyrës Kryetare e SPA-së

12.10 – prof. dr. Dragor Zarevski; prof. dr. Bojana Naumovska

Prezantimi i gjetjeve dhe i rezultateve nga anketa elektronike për matjen e perceptimit të punonjësve në arsimin e lartë dhe në shkencë në lidhje me vlerësimin e duhur të punës së kuadrit akademik, si dhe të transparencës dhe llogaridhënies në financimin e arsimit të lartë

12.30 – Prof. Dr. Mira Beqar; prof. Aleksandar Takovski Prezantimi i gjetjeve dhe i rezultateve të anketës elektronike për matjen e perceptimin të publikut të gjerë në lidhje me vlerësimin e duhur të punës së kuadrit akademik

12.50 – Diskutim i përgjithshëm

13.20 – Fjala përfundimtare