Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

“Subkultura: Rëndësia e stilit nga Dick Hebdige, fillimisht e botuar në vitin 1979, fokusohet në stilet britanike të pasluftës, subkulturat rinore dhe stilet në Britani si një formë simbolike e rezistencës. Hebdige e potencon kontekstin historik, socio-ekonomik, klasor, racor dhe atë të masmediave në të cilin zhvillohet secila nga subkulturat.  Ai gjithashtu prezanton një model për analizën e subkulturave rinore siç janë tedibojs, mods, rokerët, skinhedsat dhe pankerët. Hebdige e përcakton rezistencën e përbashkët ndaj simboleve kombëtare britanike si një “temë e përbashkët” që lidh këto subkultura. Përveç kësaj, Hebdage thotë se sipërmarrësit, bizneset, gjithmonë, shpejt gjejnë mënyrë që stilin ose muzikën e një subkulture të caktuar ta bëjnë produkt të konsumit të gjerë.  Në këtë mënyrë, ajo që dikur ka qenë subversive radikale, shenjë e rezistencës, tani më nuk i ka këto karakteristika, dhe shkrihet në kulturën dominuese.

Për “Subkultura: Rëndësia e stilit”, Sllavço Dimitrov theksoi se është një nga librat më me ndikim që e trajtojnë teorinë e subkulturave, dhe sot ai mund të quhet lirshëm një literaturë klasike, referencë e pashmangshme dhe e detyrueshme në studimin e subkulturave, studimet kulturore dhe teorinë kritike në përgjithësi. Ai e rekomandon “Subkulturën” e Hebdage, si një libër që duhet të paraqesë libër të detyrueshëm për mendjet kureshtare dhe dijetarët kritikë të disiplinave të ndryshme në kuadër të shkencave sociale dhe humane, por edhe për të gjithë artistët, punëtorët kulturorë dhe luftëtarët për barazi dhe drejtësi.

Më 31 janar, me fillim në orën 19, në GEM/MENADA në kat, në Çarshinë e Vjetër, u mbajt promovimi i librit “Subkultura: Rëndësia e stilit “nga Dick Hebdige, e shoqëruar me një debat, ndërsa për librin folën Vlladimir Millçin, regjisor dhe profesor. dhe Slavço Dimitrov, teoricist i kulturës dhe aktivistit.

Libri “Subkultura: Rëndësia e stilit “nga Dick Hebdage është botuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, përkthimin nga anglishtja e ka bërë Ema Markoska Millçin dhe Gordana Stoshiq, ndërsa redakturën profesionale e ka bërë Vlladimir Millçin.