Këtë vit, tradicionalisht, STAR – The first Sex Workers collective in the Balkans organizon Marshin e Çadrës së Kuqe për të shënuar 17 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Punëtorëve Seksualë.
Përvojat dhe statistikat në botë dhe në vendin tonë kanë treguar se gratë dhe punonjësit transgjinorë seksualë janë më të ekspozuarit ndaj dhunës në çdo formë. Prandaj, sikurse çdo vit, do të dalim në rrugë për ta theksuar angazhimin tonë për solidaritet me punonjësit seksualë dhe për t’i dhënë fund margjinalizimit dhe viktimizimit të punonjësve seksualë.
Ndërsa i afrohemi kësaj dite të rëndësishme, i kujtojmë të gjithë viktimat e dhunës ndër vite dhe e forcojmë angazhimin tonë për luftën e vazhdueshme për ta rritur dukshmërinë dhe respektimin e të drejtave të punonjësve seksualë. Edhe marshojmë tashmë 12 vite, akoma jemi të padukshëm për shoqërinë dhe institucionet. Institucionet edhe më tej mbeten të shurdhëra ndaj kërkesave dhe përpjekjeve tona për të krijuar kushte të sigurta jetese dhe pune, megjithëse e kanë për detyrë t’ua garantojnë sigurinë dhe shëndetin në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarëve. Të drejtat tona duhet të jenë të garantuara, kërkojmë të njihemi nga ligjet për marrëdhënie pune dhe të kemi qasje të lirë në drejtësi dhe në shërbimet shëndetësore.
MARSHI i ÇADRËS SË KUQE
E MARTË, 17 DHJETOR, ORA 12:00
VENDI: NË PLATONË PARA SHTËPISË PËRKUJTIMORE TË NËNËS TEREZË NË RRUGËN MAQEDONIA
Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Punëtorëve Seksualë për herë të parë u shënua në vitin 2003, si përkujtim dhe vigjilencë për viktimat e vrasësit nga “Green River” në Sietëll të Uashingtonit. Që atëherë, me shënimin e kësaj dite u mundësohet punonjësve seksualë në të gjithë botën të mblidhen dhe me forca të përbashkëta të luftojnë kundër diskriminimit dhe dhunës.
Bashkohuni me ne edhe këtë vit, që t’i hapim çadrat e kuqe dhe së bashku të marshojmë së bashku kundër kriminalizimit dhe dhunës ndaj komunitetit tonë. Sulmet, keqpërdorimet, përdhunimet dhe vrasjet e punonjësve seksualë duhet të ndalen. Pabarazia ekonomike, sistemet e dhunës dhe shtypjes shtetërore duhet të ndalen. Stigmatizimi, diskriminimi dhe kriminalizimi që bëhet ndaj nesh duhet të marrë fund.