Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Qendra për Arte Bashkëkohore – Shkup dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, më 30 shtator dhe 1 tetor 2022, në Dhomën Publike, Shkup, e organizojnë konferencën “Koha për të rivendosur: Rishpikja e fuqisë së komuniteteve nëpërmjet aktivizmit krijues dhe artit të angazhuar”. Në konferencë do të marrin pjesë teoricienë të njohur, artistë të angazhuar, aktivistë dhe organizata nga Afrika, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Maqedonia, SHBA-të, Serbia dhe Holanda.

Në hapje të konferencës do të bëhet promovimi i librave “KRIJIMI I NDRYSHIMIT: Shqyrtimi i qasjeve kreative për veprim kundër korrupsionit në Afrikën Perëndimore dhe në Ballkanin Perëndimor” dhe “Aktivizmi artistik/kreativ në Maqedoni: Kthimi i hapësirës publike përmes angazhimit qytetar 2006 – 2020” dhe do të shfaqet filmi dokumentar “KreaAKT: Qasje kreative në luftën kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Afrikën Perëndimore”.

Më datën 1 tetor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 17:30, do të mbahen diskutimet në panel ““Yçkla 22” ve vështrim në të ardhmen (pjesa I dhe pjesa II)” dhe “Ne kemi një shans!”. Nga Rritja e Ndërgjegjësimit te Mobilizimi Social nëpërmjet Këndvështrimit të Donatorëve”.

Programin e detajuar të konferencës mund ta shkarkoni këtu. (ALB | ENG)

Të gjithë të interesuarit mund ta konfirmojnë praninë e tyre në anita@Scca.org.mk dhe adrijana.lavchiska@fosm.mk

Говорници: