Të rregullt në orë: aksion për përfshirje të romëve në arsimin fillor:
Qëllime të projektit:
- Të mundësojë qasje të barabartë në arsim për fëmijët romë, por edhe t’i motivojë fëmijët e ndjekin rregullisht mësimdhënien dhe të regjistrohen në klasat e ardhshme.
- Të sigurojë mjedis inkluziv për të mësuar ku do të respektohet diversiteti dhe ku të gjithë fëmijët do të ndjehen të mirëseardhur dhe do të stimulohen në mënyrë të barabartë që të kenë sukses.
Organizata partnere:
Zbatues: Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia në partneritet me Fondacionin për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” dhe Shoqatën Qendra për mbështetje arsimore “Dendo vas”
Lokacioni:
Republika e Maqedonisë së Veriut
Kohëzgjatja:
Tetor 2019 – tetor 2022
Aktivitete të projektit:
Bursa:Gjithsej 1545 bursa për 615 nxënës romë të regjistruar në klasën e parë, të dytë dhe të tretë, që do të mundësojë përfshirje të një numri sa më të madh të fëmijëve romë në arsimin fillor, kurse do ta zvogëlohet njëkohësisht edhe shpenzimi financiar i familjeve rome në lidhje me shkollimin e fëmijëve të tyre. Bursat në madhësi prej 400 eurosh në vit janë për fëmijët romë, familjet e të cilëve marrin ndihmë sociale. Mbajtja dhe rimarrja e bursës do të varet nga rregullsia në mësim dhe kalimi me sukses në klasën tjetër.
Mbështetja për bashkësinë rome :Sigurim i 60 asistentëve në komunat me ku bashkësia rome është më e madhe në numër, të cilët do të kenë bashkëpunim të afërt me familjet rome dhe shkollat dhe do të ndihmojnë në procesin e identifikimit të fëmijëve që janë jashtë sistemit arsimor, regjistrimin e tyre në shkollë, ndjekjen e rregullt të mësimit si dhe kalimin me sukses në klasat në vijim.
Mbështetja për shkollat: Sigurim i granteve për 50 shkolla maksimum për zbatim të projekteve të cilat nëpërmjet lojës dhe pjesëmarrjes së përbashkët në aktivitetet shkollore do ta nxitin interaksionin dhe shkëmbimin e njohurive midis nxënësve dhe do të mundësojnë transformim të shkollave në mjedis më inkluziv për të mësuar ku do të respektohet diversiteti dhe do të stimulohet zhvillimi i barabartë i të gjithë fëmijëve, si dhe zbatimi i trajnimeve për arsim dhe drejtësi sociale për arsimtarët dhe kuadrin tjetër profesional të shkollave.
Fushata edukative dhe motivuese: Si pjesë e projektit janë planifikuar edhe shumë evenimente edukative dhe shpërndarje e materialit si dhe fushatë edukative në media, e cila do të ketë për qëllim t’i informojë dhe nxitë familjet rome t’i regjistrojnë fëmijët e vet në shkolla të cilën do ta ndjekin rregullisht, por edhe t’i promovojnë fitimet e përgjithshme të arsimit mbi të ardhmen e fëmijëve dhe cilësinë e jetës.
Faktorët kryesorë dhe bashkëpunëtorët: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, pushteti lokal dhe shkollat.
Buxheti: 1 363 516 euro
1 225 528 euro – mjete nga Bashkimi Evropian
137,988 -pjesëmarrje e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedonia
Dialogu me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje të strukturuar në integrimet në BE :
Qëllimet e projektit:
- Të mundësojë pjesëmarrje të strukturuar dhe të rëndësishme të shoqërisë qytetare e cila i përfaqëson perspektivat e qytetarëve, me qëllim që të ndikojë mbi reformat kryesore strukturore në procesin e aderimit në BE.
- Të vendosë platformë e cila do ta strukturojë pjesëmarrjen e organizatave qytetare në procesin e krijimit të politikave publike lidhur me procesin e aderimit në BE.
- T’i përforcojë mekanizmat formalë për konsultim.
- Ta zmadhojë ndikimin e shoqërisë qytetare në procesin e aderimit në BE.
Korniza kohore
prill 2019 – prill 2022
Zbatues: Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia
Partnerë: Eurotink, Reaktor dhe Qendra për Komunikime Qytetare
Rezultatet e pritura:
- Spektër i zmadhuar i informacioneve të rëndësishme dhe të qasshme për proceset nacionale konsultuese
- (Kapacitete) të zmadhuara për pjesëmarrje në proceset për krijimin e politikave publike
- Mekanizëm i formalizuar për rrjetëzim të shoqërisë qytetare
- Zmadhim i transparencës së mekanizmave formalë për konsultime
- Përfaqësuesit e organizatave qytetare në mekanizmat konsultativë janë të informuar mirë mbi nevojat e qytetarëve
- Kapacitete të zmadhuara të përfaqësuesve të organizatave qytetare nga të tre mekanizmat konsultativë për përfaqësim efektiv dhe planifikim strategjik
- Zmadhim i ndikimit të shoqërisë qytetare mbi politikat sektoriale.
Buxheti i projektit: 640.439 euro
—————————————————
15 Janar 2021