Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e iniciativës globale të Partneritetit për Qeveri të Hapur (PQH), e cila është një platformë ndërkombëtare brenda së cilës autoritetet dhe organizatat e shoqërisë civile përpiqen që qeveritë të jenë më të hapura dhe më të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Deri më tani, Qeveria e RMV-së ka miratuar katër plane aksionale (në vitet 2012, 2014, 2016 dhe 2018), dhe sipas kornizës kohore, në gjashtë muajt e ardhshëm, vendi ynë do të punojë në përgatitjen e Planit të Pestë Kombëtar Aksional për PQH për periudhën 2021-2023. vit, një proces që parashikon përfshirjen e të gjithë aktorëve relevantë.

Takimet informuese synojnë të promovojnë iniciativën PQH midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore dhe t’i informojnë dhe t’i edukojnë ato në mënyrë më të detajuar në lidhje me rëndësinë e procesit të PQH, se si të gjithë mund të përfshihen dhe të kontribuojnë, cilat janë përfitimet dhe përparimi i arritur, cilat fusha prioritare do të zgjidhen në PKA5, dinamikën e zbatimit të procesit, mënyrën e koordinimit, bashkë-krijimin dhe monitorimin e PKA5 dhe paralajmërimin e mjetit në zhvillim për kryerjen e konsultimeve online për PQH.

Takimet informuese që u zhvilluan më 29 tetor të vitit 2020, u hapën nga Koordinatorja Kombëtare për PQH në MSHIA, Gordana Gapiq Dimitrovska, dhe në to folën German Fillkov nga Qendra për Komunikime Civile, Darko Antiq nga Shoqata për Barazi, Solidaritet dhe Emancipim të Grave – ESE, Ivona Stalevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Në takime, u prezantuan përfitimet nga anëtarësimi në PQH, si dhe fushat e identifikuara prioritare që do të adresoheshin përmes një partneriteti të hapur qeveritar si p.sh. transparenca, përgjegjësia, proaktiviteti dhe gjithëpërfshirja, parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë, ofrimi i shërbimeve publike dhe qasja në drejtësi. Në të njëjtën kohë, u prezantua edhe dinamika me të cilën zbatohet procesi. Faza e parë e ndërgjegjësimit për procesin e aplikimit përfundoi në shtator të vitit 2020, ndërsa periudha aktuale tetor-nëntor 2020 do të shfrytëzohet për të mbledhur ide dhe zgjidhje nga të gjithë pjesëmarrësit në proces. Përgatitja e masave të propozuara është planifikuar për në dhjetor 2020 – janar 2021, ndërsa miratimi i masave do të bëhet në periudhën mars – qershor 2021.

Procesi i koordinimit, bashkë-krijimit dhe i monitorimit të procesit PQH, siç u prezantua në takim, do të zhvillohet përmes disa mekanizmave.

Rrjeti i organizatave civile për PQH i cili është formuar në pritje të përgatitjes së Planit të ri, të Pestë Kombëtar Aksional, do të synojë një veprim më të organizuar të shoqërisë civile në krijimin e planit si dhe inkurajimin dhe monitorimin e zbatimit të tij. Rrjeti do ta koordinojë dhe do ta forcojë zërin e organizatave të shoqërisë civile që angazhohen për pjesëmarrjen, hapjen dhe llogaridhënien e autoriteteve.

Këshilli për koordinimin dhe monitorimin e procesit të PQH dhe PKA për PQH ka një rol këshillues dhe vendimtar dhe në një mënyrë të strukturuar do ta maksimizojë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin midis institucioneve dhe shoqërisë civile, duke i përfshirë të gjithë partnerët relevantë në diskutim. Këshilli prej 14 anëtarësh (7 nga institucionet dhe 7 nga shoqëria civile) u krijua me qëllim që të inkurajojë hapjen dhe transparencën e institucioneve, të sigurojë bashkëpunim ndër-sektorial, por edhe për të vendosë mekanizma të qartë, të strukturuar dhe të përhershëm për dialog të vazhdueshëm midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, por edhe ta rrisë pjesëmarrjen e OSHC-ve në proceset e PQH.

Mjeti për kryerjen e konsultimeve online, gjegjësisht platforma e Partneritetit për Qeveri të Hapur do të përdoret për informim, konsultim, monitorim dhe shkëmbim njohurish ndërmjet të gjitha palëve të përfshira në PQH – institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve, Këshillit dhe Rrjetit. Në të njëjtën kohë, ueb-portali do të ofrojë mjete komunikimi dhe koordinimi që do ta lehtësojnë procesin e zhvillimit të PA të ri për periudhën 2021 – 2023.

Duke pasur parasysh dinamikën e planifikuar, duke filluar nga java e ardhshme, në përputhje me aplikacionin e plotësuar më parë për pjesëmarrje në procesin e konsultimit dhe krijimin e Planit të pestë Kombëtar Aksional për PQH 2021-2023, Kornizës kohore për përgatitjen e PA5 dhe Procedurës për kryerjen e konsultimeve për krijimin e angazhimeve – dokumente të miratuara nga Këshilli për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeverisë së Hapur dhe Planit Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2018-2020, do të mbahen e-punëtori për secilën fushë prioritare edhe atë:

—————————————————

30 Tetor 2020