Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 28 dhjetor u mbajt mbledhja e shtatë me video e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur (PQH) dhe Planit Kombëtar Aksional për PQH 2018-2020 (Këshilli).

Në seancë morën pjesë anëtarët: Maja Petkovska Leses – Kabineti i Ministrit pa portofol i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë; Martin Todevski – Qendra për Menaxhim me Ndryshimet; German Filkov – Qendra për Komunikime Civile; Maja Konevska – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit; Misha Popoviq – Instituti për Demokraci “Societas Civilis”; Goran Mojanoski – Ministria e Financave;  Nadica Josifovski – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës; Bllagica Dimitrovska – Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Inkluzive “INKLUZIVA” dhe Ivona Stalevska – Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Në mbledhjen e shtatë të Këshillit morën pjesë edhe Gordana Gapiq Dimitrovska – Koordinatorja Kombëtare për Partneritetin për Qeverinë e Hapur,  Adrian Abazi, Stanisllav Vasilevski Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Daniel Kiprijanovski – Intelegenta.

Mbledhja e shtatë e Këshillit u mbajt në mënyrë elektronike përmes platformës së sapo krijuar të PQH https://ovp.gov.mk/, e cila është zyrtarisht në përdorim nga 9 dhjetori i vitit 2020.

Sipas rendit të ditës, përveç procesverbalit të miratuar nga mbledhja paraprake e Këshillit e mbajtur më 02.11.2020, u miratua edhe Informacioni mbi rezultatet e grupit të punës për zbatimin e Planit Aksional për Partneritetin e Qeverisë së Hapur 2018-2020 me një raport përfundimtar për vetë-vlerësim.

Për më tepër, lehtësuesit e grupeve tematike të punës informuan për punën e bërë deri më tani në procesin e bashkë-krijimit të planit të ri të aksional për Partneritetin e Qeverisë së Hapur 2021-2023 për secilën fushë prioritare ku deri më tani janë mbajtur nga tre takime të rregullta konsultative  dhe 20 takime individuale ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe sektorit publik për të dhënë një shpjegim dhe formulim më të hollësishëm dhe thelbësor të problemeve të identifikuara.

—————————————————

11 Janar 2021