Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 14 prill të vitit 2022, u mbajt Forumi Ekonomik “Pamje e paqartë përpara: “Shumë pasiguri e minojnë perspektivën ekonomike?” i organizuar nga Finance Think, me mbështetjen e Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur dhe Civica Mobilitas.

Në diskutimin e dytë në panel të forumit, foli drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova-Panovska, e cila theksoi se procesi i integrimeve evropiane dhe anëtarësimit në BE do ta përmirësojë performancën tonë ekonomike.

“Ne, si një ekonomi e vogël dhe e hapur me burime të kufizuara, me pak potencial strukturor, do të jemi në gjendje të bëjmë shumë më pak vetë sesa nëse do të ishim pjesë e Bashkimit Evropian” – theksoi ajo.

Andaj, pa marrë parasysh se kur do të nisin negociatat, në fjalën e saj ajo rekomandoi që reformat dhe institucionet të vendosen sikur po zhvillohen negociatat, gjë që kërkon angazhim dhe disiplinë serioze nga administrata.

Në fund të fjalës së saj, ajo theksoi se në një situatë të tillë, kur kemi “resetim” të të gjitha sistemeve dhe kur shoqëria civile është përgjithësisht në një fazë të “resetimit”, ka nevojë të rimendohet mënyra se si veprojmë, temat dhe kapacitetet që i kemi, e këtë nuk mund ta bëjë vetëm shoqëria civile.

“Shoqëria civile në vend prej vitesh ka qenë kryesisht e varur nga fondet e ndihmës së donatorëve dhe për këtë arsye dua të bëj apel se duhet të mendohet për programe për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, në mënyrë që organizatat e shoqërisë civile t’u përgjigjen prioriteteve dhe sfidave të reja që janë dukshëm të ndryshme, sa i përket temave dhe qasjeve, nga ajo që e kemi bërë deri më tani – ndërsa roli tradicional i organizatave të shoqërisë civile mbetet dhe duhet të mbetet” – përfundoi drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

19 Prill 2022