Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Si pjesë e projektit “Qasje në drejtësi për më të margjinalizuarit” dhe angazhimit për “Avancimin e qasjes në drejtësi” në kuadër të Planit të katërt kombëtar aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur, në periudhën nga 26 deri më 28 maj 2021, u mbajt një trajnim për përmirësimin e njohurive të punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qendrave Informative Rome, të cilin morën pjesë më shumë se 40 pjesëmarrës. 

Programi i trajnimit u zhvillua në përputhje me nevojat e pjesëmarrësve dhe në përputhje me Programin për trajnimin e parajuristëve. Pjesëmarrësit u njohën me procesin e Partneritetit për Qeveri të Hapur, modelet e qasjes në drejtësi në komunitet (të prezantuara nga organizatat e shoqërisë civile dhe klinikat juridike që ofrojnë ndihmë juridike dhe para-juridike), veprimin e gjykatave civile dhe të institucioneve në rasteve kontesteve familjare, dhunën në familje, karakteristikat e dhunuesit dhe viktimës, masat e mbrojtjes dhe veprimin në përputhje me Ligjin për Personat e Paevidentuar në Librin Amë të të Lindurve dhe mundësimin e të drejtave të mbrojtjes sociale me numër personal të përkohshëm të identifikimit (NUAQ).

Projekti “Qasja në drejtësi për më të margjinalizuarit”, zbatohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, HOPS – Opsione për Jetë të Shëndetshme, Shkup dhe Shoqata për Edukim Ligjor dhe Transparencë – “Stanica P.E.T.” i financuar nga Bashkimi Evropian.

—————————————————

10 Qershor 2021