Anëtarët e “Revolucionit të heshtur” zhvilluan një anketë me ndihmën e të rinjve nga Komuna e Tetovës, në lidhje me vizionin e tyre për të ardhmen e qytetit të Tetovës, gjegjësisht si të rinjtë e shohin qytetin në të ardhmen.
Përgjigjet e të anketuarve janë reflektuar në pikturën tonë të re murale, në hyrje të qytetit të Tetovës.
Murali e përshkruan qytetin e urbanizuar dhe të modernizuar të Tetovës, me transport publik të zgjidhur, urë qelqi, rrokaqiej, parqe të gjelbra dhe ajër të pastër. Dhe e gjithë kjo është arritur përmes punës së frytshme të pushtetit lokal, i vyeshëm si bletët e muralit.
Realizimi i muralit është financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
—————————————————
17 Shkurt 2021