Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Filloi “rehabilitimi i gropave më kritike” në Tetovë. Rrugët e qytetit në Tetovë janë plot gropa, të cilat janë aq të shumta sa shoferët dhe qytetarët kanë filluar t’i përdorin rrjetet sociale për të informuar njëri-tjetrin dhe për të paralajmëruar njëri-tjetrin për ndonjë gropë të re në qytet.

Qytetarët vuajnë çdo ditë nga dëmtimet e shkaktuara nga gropat, ndërsa komuna nuk ka mirëkuptim për qytetarët. Prandaj, sot, aktivistë të rinj nga Tetova filluan një aksion për “rehabilitimin e gropave më kryesore dhe më  kritike” me vizatime, në të gjitha rrugët e qytetit në territorin e komunës, dhe gjithashtu për t’i dërguar një mesazh komunës.

Aksioni është realizuar pa asnjë kontakt të drejtpërdrejtë midis anëtarëve të grupit, gjegjësisht është realizuar në faza dhe në mënyrë sekuenciale nga ana e autorëve të ndryshëm. Aksioni “Rehabilitimi i gropave më kritike” në Tetovë është i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

15 Shkurt 2021