Filloi “rehabilitimi i gropave më kritike” në Tetovë. Rrugët e qytetit në Tetovë janë plot gropa, të cilat janë aq të shumta sa shoferët dhe qytetarët kanë filluar t’i përdorin rrjetet sociale për të informuar njëri-tjetrin dhe për të paralajmëruar njëri-tjetrin për ndonjë gropë të re në qytet.
![](http://fosm.mk/wp-content/uploads/2021/03/149177728_275754997309466_8561449087015641270_n.jpg)
Qytetarët vuajnë çdo ditë nga dëmtimet e shkaktuara nga gropat, ndërsa komuna nuk ka mirëkuptim për qytetarët. Prandaj, sot, aktivistë të rinj nga Tetova filluan një aksion për “rehabilitimin e gropave më kryesore dhe më kritike” me vizatime, në të gjitha rrugët e qytetit në territorin e komunës, dhe gjithashtu për t’i dërguar një mesazh komunës.
![](http://fosm.mk/wp-content/uploads/2021/03/149271248_275755040642795_3575251844693533424_n.jpg)
![](http://fosm.mk/wp-content/uploads/2021/03/149228619_275755047309461_4934864770665859602_n.jpg)
![](http://fosm.mk/wp-content/uploads/2021/03/149619498_275755003976132_5256974081534233235_n.jpg)
Aksioni është realizuar pa asnjë kontakt të drejtpërdrejtë midis anëtarëve të grupit, gjegjësisht është realizuar në faza dhe në mënyrë sekuenciale nga ana e autorëve të ndryshëm. Aksioni “Rehabilitimi i gropave më kritike” në Tetovë është i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
—————————————————
15 Shkurt 2021