Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi në kuadër të projektit “Aksioni i përbashkët për avancimin e barazisë dhe drejtësisë sociale të komuniteteve të margjinalizuara”, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, përgatiti Raport për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtje Sociale në pjesën e shërbimeve sociale në periudhën qershor 2019 – qershor 2021.

Ofrimi i shërbimeve sociale cilësore është i një rëndësie të veçantë për zbutjen e varfërisë dhe promovimin e jetesës së pavarur dhe të denjë të qytetarëve. Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet social, në të cilin drejtësia sociale ngrihet në nivelin e vlerës themelore të rendit kushtetues dhe të gjithë qytetarëve u garantohet barazia në liritë dhe të drejtat para Kushtetutës dhe ligjeve. Shteti social e korrigjon pabarazinë, i mbron ato kategori qytetarësh që janë në gjendje të vështirë financiare dhe e promovon drejtësinë sociale.

Në vitin 2019, me miratimin e Ligjit të ri për Mbrojtjen Sociale, u krijua baza ligjore për krijimin e shërbimeve të reja që do të ndihmojnë grupet të caktuara të informohen më lehtë, të integrohen, të risocializohen dhe në përgjithësi, të funksionojnë më thjeshtë në komunitetin në të cilën jetojnë. Përgjegjësia parësore për ofrimin e shërbimeve sociale është e qendrave për punë sociale, por në këtë proces është dhënë mundësia për përfshirjen edhe të vetëqeverisjes lokale, shoqatave të qytetarëve, personave fizikë dhe sektorit privat në sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve në komunitet.

Mbrojtja sociale është një fushë që kërkon përshtatje të vazhdueshme, si me nevojat e përdoruesve, ashtu edhe me mundësitë reale të sistemit dhe të shtetit për zbatimin e politikave.

Ky Raport e vlerëson funksionalitetin e shërbimeve ekzistuese të mbrojtjes sociale, duke iu referuar zbatimit të Ligjit ekzistues për Mbrojtje Sociale dhe funksionalitetit të qendrave për punë sociale dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve sociale. Raporti fokusohet në tre grupe të synuara, përkatësisht romët, gratë viktima të dhunës dhe personat me aftësi të kufizuara, pikërisht për shkak të pozitës së tyre specifike në shoqëri. Për shkak të pozitës specifike të këtyre grupeve në shoqëri, ato përballen me diskriminim dhe pamundësi për t’u integruar në shoqëri në baza ditore dhe varen kryesisht nga transferimet sociale.

Raportin mund ta merrni në këtë link.

Më poshtë janë dhënë gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet kryesore të paraqitura përmes infografikëve.

—————————————————

1 Mars 2022