Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 25 shkurt të vitit 2022 u promovua hulumtimi “Hyrje në diskriminimin e studentëve”, i realizuar në kuadër të projektit “Perceptimi i studentëve për diskriminimin”, i implementuar nga Forumi Arsimor Rinor dhe i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Në fillim, fjalën përshëndetëse e mbajti Koordinatorja e Lartë e Programeve nga FSHHM-ja, Natasha Angjeleska, e cila theksoi se prioriteti më i lartë i Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni është mbrojtja dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të margjinalizuar dhe parandalimi dhe mbrojtja nga diskriminimi mbi të gjitha bazat. Qëllimi kryesor i këtij projekti, i zbatuar nga Forumi Arsimor Rinor, ishte aktualizimi dhe reduktimi i diskriminimit në arsimin e lartë, e përmes krijimit të një hulumtimi mbi perceptimin e diskriminimit në të tre universitetet nga ana e studentëve, duke zhvilluar një fushatë për aktualizimin e fenomenit të diskriminimit të pranishëm në arsimin e lartë, duke krijuar një modul arsimor për luftimin e diskriminimit dhe ngritjen e nivelit të të drejtave të studentëve të dedikuar për ombudsmanët studentorë në fakultete dhe universitete, dhe në fund dhe më e rëndësishmja, duke krijuar ose ndryshuar politikat për avancimin e barazisë dhe zvogëlimin e diskriminimit ndaj fakulteteve dhe universiteteve.

Siç theksoi edhe autorja Sofija Georgievska, hulumtimi trajton perceptimin e studentëve për diskriminim në universitetet shtetërore “Shën. Kiril dhe Metodi “- Shkup, “Goce Dellçev “- Shtip, “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir dhe Universitetin Shtetëror në Tetovë. Gjithashtu, në kuadër të vetë hulumtimit janë krijuar edhe rekomandime që kanë për qëllim institucionet përkatëse e në drejtim të parandalimit dhe sanksionimit të diskriminimit.

Të dhënat kryesore nga hulumtimi janë:

Sipas ombudsmanes studentore të Universitetit “Shën “Kiril dhe Metodi” – Shkup, Tea Micevska, numri i vogël i raportimeve të studentëve për sa i përket diskriminit është për shkak të mungesës së informimit të studentëve për mekanizmat për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre.  Ajo tha se ka hasur në dëshmi të studentëve të cilët nga frika nuk kanë guxuar t’i raportojnë shkeljet e të drejtave të tyre.

Igor Jadrovski, anëtar i Komisionit për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit tha se nga 167 raste që i kanë trajtuar në vitin 2021, vetëm 1 ankesë vjen nga një studente për një rast të diskriminimit, që është fakt dëshpërues.

Sipas Kryetares së Kuvendit Studentor Universitar në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” – Shkup, Eva Cvetkovska, është alarmant fakti që mjedisi akademik dështon në pranimin e romëve si pjesë e atij ambienti. Ajo shtoi se fokusi i punës së tyre si përfaqësues të studentëve duhet të jetë në adresimin e diskriminimit ndaj studentëve që nuk janë pjesë e orientimit seksual hetero-normativ, dhe në veçanti të inkurajojë studentët me orientime të tjera seksuale që t’i raportojnë në mënyrë më aktive rastet e diskriminimit që kalojnë në mjedisin akademik.

Rekomandimet kryesore që dolën nga Hulumtimi janë:

  1. Përgatitja dhe miratimi i akteve të brendshme për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi brenda universiteteve.
  2. Krijimi i një organi të posaçëm për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në universitete, në krijimin dhe funksionimin e të cilit studentët do të kenë një pjesëmarrje të konsiderueshme.
  3. Informimi publik dhe i rregullt i studentëve dhe i stafit të fakulteteve dhe universiteteve për shkaqet dhe format e diskriminimit dhe mekanizmat në dispozicion për mbrojtjen nga diskriminimi dhe mënyrën se si mund të zhvillohet procedura për mbrojtje nga diskriminimi.
  4. Kryerja e anketave vjetore anonime për diskriminimin nga organet e veçanta për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
  5. Rishikimi i teksteve dhe i mjeteve mësimore, heqja e përmbajtjeve kontestuese dhe futja e informacionit objektiv, të bazuar në shkencë, që bazohet në të drejtat e njeriut dhe parimi i mosdiskriminimit.

Hulumtimin e plotë mund ta shkarkoni këtu.

—————————————————

28 Shkurt 2022